Konsiderohet që jetëgjatësia e pajisjes përfundon kur pajisja paraqet shenja dëmtimi si:
• Plasaritje, vrima, çarje, gërryerje, të prera etj.
• Plasaritje ose shenja të tjera dëmtimi në bashkues, duke përfshirë shtrembërim ose dëmtim të kunjave.
• Papastërti që nuk mund të hiqen duke ndjekur udhëzimet e pastrimit.
• Aksesorët njëpërdorimësh duhet të asgjësohen pas çdo përdorimi.
17 Në kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja", në seksionin "Mirëmbajtja parandaluese", në nënseksionin "Pastrimi,
dezinfektimi dhe kontrolli i aksesorëve për dëmtim", është modifikuar paralajmërimi vijues:
PARALAJMËRIM: Plasaritjet, çarjet, të prerat dhe gërryerja kufizojnë procedurat standarde të pastrimit dhe për rrjedhojë
përbëjnë një rrezik të mundshëm për pacientët dhe personelin. Përpara çdo përdorimi, kontrolloni me kujdes aksesorët
dhe paketimin për shenja dëmtimi. Nëse shihni ndonjë shenjë dëmtimi te ndonjë aksesor, ndërpritni menjëherë
përdorimin.
18 Në kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja", në seksionin "Mirëmbajtja parandaluese", në nënseksionin "Pastrimi,
dezinfektimi dhe kontrolli i aksesorëve për dëmtim", është shtuar deklarata vijuese e kujdesit:
KUJDES: Për të parandaluar hyrjen e lëngjeve, mos kryeni pastrim të automatizuar të aksesorëve.
19 Në kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja", në seksionin "Mirëmbajtja parandaluese", është shtuar nënseksioni vijues:
Pastrimi dhe dezinfektimi i aksesorëve
Ky seksion zbatohet për të gjitha kapëset e
Pastroni dhe dezinfektoni aksesorin përpara përdorimit dhe ndërmjet pacientëve të ndryshëm.
•KUJDES: Mos e zhytni, mos e lagni ose mos e futni pajisjen në lëng dhe mos lejoni që lëngu ose papastërtitë të futen
në pajisje, përndryshe mund të dëmtoni pajisjen. Mos e shkëputni aksesorin.
•KUJDES: Pastroni dhe dezinfektoni kapëset e
procedure. Përndryshe, ekspozimi ndaj substancave kimike të rrezikshme mund të shkaktojë irritim të lëkurës dhe
dezinfektimi i gabuar mund të shkaktojë infeksion.
Kërkesat:
• Solucion pastrues detergjent enzimatik sipas
udhëzimeve të prodhuesit
• Ujë i çjonizuar
Procedura:
1. Kontrolloni aksesorin. Nëse është dëmtuar ose thyer, asgjësojeni. Në të kundërt, kaloni në hapin tjetër.
2. Mos e shkëputni aksesorin nga asnjë pjesë tjetër e sistemit. Përdorni një leckë pa push të lagur me ujë të çjonizuar
(që nuk pikon) për të larguar papastërtitë e tepërta.
3. Lagni një leckë tjetër pa push me solucionin pastrues enzimatik të përgatitur.
4. Pastroni me kujdes aksesorin. Sigurohuni që të largoni të gjitha papastërtitë e dukshme.
5. Përsëritni hapin 3 dhe 4, duke përdorur një tampon ose furçë për të arritur te kanalet e ngushta ose te vendet e
vogla.
6. Përdorni një leckë të pastër pa push ose një tampon të lagur me ujë të çjonizuar (që nuk pikon) për të larguar
mbetjet e detergjentit.
7. Kontrolloni pastërtinë. Përsëritni hapat 3 deri në 6 derisa të shihet me sy që sipërfaqet janë të pastra.
8. Lëreni të thahet plotësisht.
9. Përdorni një leckë pa push me alkool për të fshirë kapësen, duke e lagur në të gjitha sipërfaqet.
10. Lëreni të lagësht për 12 minuta.
11. Lëreni të thahet me ajër.
12. Kontrolloni aksesorin. Nëse brenda aksesorit është futur lëng, nëse është dëmtuar ose thyer, apo nëse papastërtia
mbetet e dukshme, asgjësojeni atë.
Sistemi MRI i monitorimit të pacientit "Expression Model MR200", shtojca e udhëzimeve të përdorimit
SpO
, kabllot e EKG-së, manshetat NBP dhe tubat me shumë përdorime.
2
SpO
, kabllot e EKG-së, manshetat e NBP dhe tubat sipas kësaj
2
• Alkool izopropil 70%
• Lecka pa push
• Furçë me qime të buta ose tamponë
pambuku
309