100105566_Amulet.book Page 180 Tuesday, May 20, 2014 1:05 PM
8. Nëse është e nevojshme, rrëshqiteni morsën e telit vendosës nëpër telin vendosës.
Shtrëngojeni morsën e telit vendosës tek teli vendosës.
9. Lidhni valvulën hemostatike me boshtin e mbajtëses dhe rrotullojeni luerin për ta
shtrënguar.
10. Shtyjeni pajisjen derisa vida e fundit distal të jetë në një nivel me fundin distal të
mbajtëses.
11.
Mbushni një shiringë 35-cc me solucion salin steril. Lidheni shiringën me valvulën
hemostatike. Futeni pajisjen në solucionin salin steril. Shpëlani mbajtësen me salinë
sterile dhe njëkohësisht shtrëngoni valvulën hemostatike në telin vendosës. Mbushni
shiringën dhe shpëlajeni mbajtësen me salinë sterile edhe 2 herë të tjera.
Shënim: Gjatë shpëlarjes shtesë, sigurohuni që në sistem të mos futet ajër.
Shënim: Tubin e mbajtëses mund ta masazhoni për të ndihmuar në nxjerrjen e ajrit.
Shënim: Gjatë hapave 11–15 sigurohuni që maja e mbajtëses të zhytet në salinë sterile
gjatë gjithë kohës, në mënyrë që tek ajo të mos futet ajër.
12. Tërhiqni plotësisht pistonin e shiringës ndërkohë që mbani trupin e shiringës. Lejoni kohë
që shiringa të mbushet plot me salinë sterile.
13. Shtyjeni pistonin e shiringës që ta nxjerrë solucionin salin steril nga mbajtësja.
Shënim: Gjatë procesit, në shiringë mund të mblidhet një sasi e vogël ajri. Sigurohuni që
shiringa të mbahet lart dhe të mos futet ajër në mbajtëse.
14. Shpëlajeni pajisjen përsëri duke përdorur hapat 12 dhe 13.
Shënim: Nëse në mbështjellëse duket se ka ajër, mund të kryeni shpëlarje shtesë siç
përshkruhet në hapat 11-14 ose pajisja mund të hiqet nga mbështjellësja dhe të
shkëputet nga teli vendosës. Rimbusheni pajisjen duke kryer hapat 34–43.
PARALAJMËRIM: Mos e tërhiqni pajisjen.
15. Tërhiqni pistonin për ta mbushur shiringën me solucion salin steril që të arrihet një lidhje
mes lëngjeve me mbështjellësen.
16. Sigurohuni që pajisja të vendoset tek teli vendosës duke e rrotulluar telin vendosës/
morsën e telit vendosës në drejtim orar derisa të hasni rezistencë.
17. Shtyjeni dilatatorin dhe mbështjelljen përgjatë telit të gidës deri në hyrjen e zgjatimit atrial
të majtë. Tërhiqeni dilatatorin derisa të futet brenda majës së mbështjellëses. Vendoseni
majën e mbështjellëses lehtësisht përtej zonës së vendosjes.
PARALAJMËRIM: Bëni kujdes kur shtyni dilatatorin dhe mbështjellësen për të
parandaluar traumat.
18. Hiqeni dilatatorin ngadalë nga mbështjellësja. Hiqni telin e gidës nga pacienti.
19. Nëse zgjidhni të përdorni mbështjellësen 14 Fr me pajisjen 16 mm–25 mm, lidhni me
kujdes përshtatësin e mbështjellëses 14 Fr me boshtin e mbështjellëses vendosëse.
PARALAJMËRIM: Fundi proksimal i përshtatësit pajtohet vetëm me mbajtësen e dhënë.
Mos e shpëlani ose aspironi ndonjë aksesor tjetër.
20. Lejoni kthimin e gjakut për të pastruar të gjithë ajrin nga kompleti i mbështjellëses duke
mbajtur boshtin nën nivelin e trupit të pacientit.
21. Lidheni menjëherë mbajtësen me mbështjellësen nëpërmjet lëngjeve dhe shtrëngoni
luerin rrotullues.
22. Lironi pak valvulën hemostatike. Futeni pajisjen brenda mbështjellëses dhe shtyjeni deri
në majën e mbështjellëses. Kur ta shtyni, kontrolloni nëse ka flluska ajri. Nëse ka ajër,
lejoni rrjedhjen mbrapsht për ta hequr ajrin nga kompleti i mbështjellëses.
PARALAJMËRIM: Nuk rekomandohet aspirim sepse mund të futet ajër në sistem.
PARALAJMËRIM: Mos e rrotulloni telin vendosës kur e shtyni pajisjen nëpër
mbështjellëse.
23. Përdorni fluoroskopinë dhe ekokardiografinë për ta drejtuar pajisjen në zgjatimin atrial të
majtë.
180