Herunterladen Diese Seite drucken

Amplatzer Amulet Gebrauchsanweisung Seite 188

Occluder des linken vorhofohrs

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 42
100105566_Amulet.book Page 181 Tuesday, May 20, 2014 1:05 PM
PARALAJMËRIM: Nëse pajisja duhet të tërhiqet pas kësaj pike, ajo dhe mbështjellësja
duhet të hiqen dhe të zëvendësohen.
Shënim: Lidhja me telin vendosës mund të kontrollohet duke rrotulluar telin vendosës/
morsën e telit vendosës në drejtim orar derisa të hasni rezistencë.
24. Mbajeni telin vendosës të palëvizur ndërkohë që tërhiqni mbështjellësen për të
ekspozuar pjesërisht lobin (shihni F3). Nëse është e nevojshme, rregulloni pozicionin e
mbështjellëses dhe lobit derisa ato të bashkërenditen.
25. Vazhdoni të poziciononi lobin duke shtyrë telin përpara dhe/ose duke tërhequr
mbështjellësen. Ndaloni kur lobi të jetë vendosur plotësisht brenda zgjatimit atrial të
majtë, në zonën e duhur të vendosjes.
KUJDES: Mos e shtyni telin vendosës ose mbështjellësen pasi lobi të vendoset
plotësisht.
26. Lobi i pajisjes duhet të jetë pingul me aksin e zgjatimit atrial të majtë në zonën e synuar të
vendosjes (shihni F4).
27. Mbani tendosje të lehtë të telin vendosës ndërkohë që tërhiqni mbështjellësen për të
ekspozuar diskun (shihni F4). Disku i pajisjes duhet të mbulojë hapjen. Mos lini hapësirë
mes hapjes dhe diskut (shihni F5).
28. Konfirmoni vendosjen e saktë të pajisjes duke përdorur ekokardiografinë dhe
fluoroskopinë. Tregues të vendosjes së saktë të pajisjes janë:
- Orientimi i lobit të pajisjes duhet të jetë paralelisht me aksin e zonës së synuar të
vendosjes në zgjatimin atrial të majtë (Shihni figurat F4-F6).
- Lobi i pajisjes duhet të ngjishet pak dhe të puthitet mirë me murin e zgjatimit atrial të
majtë.
- Disku do të ketë formë të lugët.
- Disku duhet të ndahet nga lobi (shihni F4).
- Në ekokardiografi, të paktën 2/3 e lobit të pajisjes duhet të jetë distale ndaj arteries së
majtë të harkuar (shihni F6).
29. Nëse kërkohet ripozicionimi i pajisjes:
- Kapeni përsëri pajisjen duke tërhequr telin vendosës për të nxjerrë diskun dhe një
pjesë të lobit ndërkohë që vazhdoni të shtyni mbështjellësen derisa shënjuesi i filetimit
prej platini të jetë në një vijë me skajin distal të shiritit shënjues të mbështjellëses
(shihni F3). Mos e tërhiqni pajisjen më tej që të parandaloni dëmtimin e mbështjellëses.
PARALAJMËRIM: Nëse pajisja është e tërhequr më shumë se shënuesit radioopakë,
mos e shtyni atë më tej ose mos kryeni injeksione. Pajisja dhe mbështjellësja duhet të
hiqen dhe të ndërrohen.
- Ripoziciononi dhe riaktivizoni pajisjen (shihni hapat 23–28).
Shënim: Pajisja mund të rikapet dhe të riaktivizohet maksimalisht 3 herë. Nëse pozicioni i
pajisjes është ende jo i kënaqshëm, hiqeni pajisjen dhe mbështjellësen dhe
zëvendësojini me të reja.
30. Kryeni ekokardiografi dhe fluoroskopi për të konfirmuar se pajisja është në vend.
31. Kur konfirmohet vendosja e duhur e pajisjes, pajisja mund të shkëputet:
- Shkëpusni pajisjen duke kthyer telin vendosës/morsën e telit vendosës në drejtim
kundërorar.
KUJDES: Mos i kaloni 8 rrotullime. Nëse hasni vështirësi gjatë përpjekjeve për të
shkëputur pajisjen, ndaloni dhe lironi tensionin e krijuar. Shtyjeni telin derisa të jetë
pingul me pajisjen dhe përpiquni të lironi pajisjen.
32. Hiqni telin vendosës dhe mbështjellësen nga pacienti.
33. Kryeni ekokardiografi dhe fluoroskopi për të konfirmuar se pajisja mbetet në vend.
Procedura e vendosjes së pajisjes
34. Futni kabllon ngarkuese përmes majës së ngarkuesit distal.
35. Bashkoni vidën e fundit distal me telin mbajtës.
181

Werbung

loading