Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Sq: Udhëzime Për Përdorim - Amplatzer Amulet Gebrauchsanweisung

Occluder des linken vorhofohrs
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 42
100105566_Amulet.book Page 177 Tuesday, May 20, 2014 1:05 PM
AMPLATZER
Amulet
sq: Udhëzime për përdorim
Përshkrimi i pajisjes
AMPLATZER™ Amulet™ Left Atrial Appendage Occluder është një transkateter, një pajisje me
vetëzgjerim e synuar për t'u përdorur në parandalimin e embolizimit të trombeve nga zgjatimi atrial
i majtë. Pajisja është ndërtuar nga një rrjetë nitinoli dhe përbëhet nga një vringull dhe nga një disk,
të lidhur nga një unazë. Veshjet prej poliestre qepen brenda vringullit dhe diskut për të lehtësuar
okludimin. Vringulli ka tela stabilizues për të përmirësuar vendosjen dhe mbajtjen e pajisjes.
Pajisja ka pjesë me vidha me filetim në secilin skaj për ta lidhur me kabllot vendosëse dhe
ngarkuese. Pajisja ka shënues radioopakë në secilin skaj dhe tek telat stabilizues që lejojnë
shikueshmërinë gjatë fluoroskopisë.
Referojuni figurave dhe tabelave në fletën e palosur në kapakun e pasmë për më shumë
informacion rreth pajisjes. Dimensionet e pajisjes dhe të mbështjelljes jepen në tabelën T1 dhe
informacionet mbi madhësinë jepen në tabelën T2. Pjesët e mëposhtme përbërëse të pajisjes
identifikohen në figurat:
F1
D. Vida fundore proksimale
E. Unaza e pajisjes
F. Lobi
G. Vida fundore distale
H. Shiritat shënjues
I.
Telat stabilizues
J. Fileto platini
K. Disku
Indikacionet dhe përdorimi
AMPLATZER™ Amulet™ Left Atrial Appendage Occluder është një pajisje transkateterike
perkutane e synuar për të parandaluar embolizimin e trombeve nga zgjatimi atrial i majtë (LAA) te
pacientët që kanë fibrilim atrial jovalvular.
Kundërindikimet
AMPLATZER™ Amulet™ Left Atrial Appendage Occluder kundërindikohet për pacientët:
• Me tromb intrakardiak.
• Me endokardit aktiv ose infeksione të tjera që prodhojnë bakteremi.
• Ku vendosja e pajisjes ndërhyn me ndonjë strukturë intrakardiake ose intravaskulare.
Paralajmërime
• Nëse pajisja është e tërhequr kur është brenda mbështjellëses, pajisja dhe mbështjellësja
duhet të hiqen dhe të ndërrohen të dyja. Mosndërrimi i pajisjes dhe mbështjellëses mund
të shkaktojë keqfunksionimin e mbështjellëses dhe/ose të pajisjes.
• Nëse pajisja është e tërhequr më shumë se shënuesit radioopakë (të kapur plotësisht),
pajisja dhe mbështjellësja duhet të hiqen dhe të ndërrohen të dyja. Mosndërrimi i pajisjes
dhe mbështjellëses mund të shkaktojë keqfunksionimin e mbështjellëses dhe/ose të pajisjes.
• Mjekët duhet të jenë të përgatitur që të përballen me situata urgjente, siç është efuzioni
perikardial ose embolizimi i pajisjes, të cilat mund të kërkojnë heqjen e pajisjes.
Kjo kërkon që në sallë të jetë i disponueshëm një kirurg.
Left Atrial Appendage Occluder
F2
L.
Mbajtësja me pajisjen
M. Boshti i mbajtëses
N. Përshtatësi i shpëlarjes 14 Fr
(për madhësi 28 mm–34 mm)
O. Valvula hemostatike
P.
Teli vendosës
Q. Morsa e telit vendosës
R. Përshtatësi i mbështjellëses
14 Fr (për madhësi
16 mm-25 mm)
S. Morsa e telit mbajtës
T.
Teli mbajtës
177

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis