Garancia
AGA Medical Corporation i garanton blerësit se për një periudhë kohe të njëjtë me
jetëgjatësinë e vërtetuar të produktit, produkti do të plotësojë specifikimet e produktit, të
vendosura nga prodhuesi kur përdoret në përputhje me udhëzimet e prodhuesit për përdorim
dhe se nuk do të ketë defekte në materiale dhe në mënyrën si është punuar. Sipas kësaj
garancie, përgjegjësia e AGA Medical Corporation në zëvendësimin ose në riparimin e këtij
produkti, sipas zgjedhjes së saj, në fabrikë, nëse kthehet brenda periudhës së garancisë në
AGA Medical Corporation dhe pasi konfirmohet nga prodhuesi se është defektoze.
PËRVEÇ RASTEVE SHPREHIMISHT TË PËRMENDURA NË KËTË GARANCI, AGA
MEDICAL CORPORATION HEQ DORË NGA ÇDO PËRFAQËSIM APO GARANCI TË ÇDO
LLOJI, TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË ÇDO GARANCI PËR
TREGTIM APO PËRSHTATSHMËRI PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR.
Shihni Termat dhe Kushtet e Shitjes për informacion të mëtejshëm.
119