23. Stabilizoni telin vendosës dhe tërhiqeni ngadalë kateterin për të tërhequr pjesën
qendrore të kateterit brenda PDA. Pjesa qendrore e okluduesit duhet të jetë
përkundrejt murit të duktusit.
24. Mbajeni telin vendosës dhe tërhiqni kateterin për të vendosur diskun distal proksimal.
25. Bëni një angiogramë aortike.
- Sigurohuni që okluduesi të jetë në pozicionin e duhur.
- Sigurohuni që okluduesi të jetë i qëndrueshëm.
- Sigurohuni që forma e okluduesit të jetë e saktë.
- Vlerësoni okluzionin e PDA.
Shënim: Disku nuk duhet të protrubojë apo të fryhet në enët e gjakut. Referojuni
figurës F4 për një shembull të formës së saktë të një okluduesi të vendosur.
Referojuni figurës F5 për një shembull të okluduesit të vendosur jo saktësisht.
PARALAJMËRIM: Mos e hiqni okluduesin nga teli i vendosjes nëse disku mbajtës
shtrihet në një enë gjaku ose nëse okluduesi nuk është i qëndrueshëm. Për të
rikapur okluduesin, zhvendoseni kateterin përpara, mbi okludues. Rivendosni
okluduesin ose zëvendësojeni atë me një okludues të ri.
KUJDES: Rikapni dhe rivendosni okluduesin maksimalisht 2 herë. Nëse pozicioni i
okluduesit vazhdon të jetë i pakënaqshëm pas vendosjes së dytë, zhvendosni dhe
zëvendësoni okluduesin dhe kateterin.
26. Lidheni morsën me telin vendosës. Rrotullojeni morsën në drejtim të kundërt me
akrepat e orës për të shkëputur okluduesin nga teli vendosës.
PARALAJMËRIM: Mos e shtyni telin vendosës përpara pasi okluduesi lëshohet.
27. Zhvendosni telin vendosës dhe kateterin.
PARALAJMËRIM: Zhvendosni ngadalë kateterin nga pacienti për të parandaluar
hyrjen e ajrit.
Kujdesi post-procedurial
• Monitoroni pacientin gjatë natës. Bëni një ekokardiogramë transtoracike për t'u siguruar
që okluduesi është në pozicionin e saktë, para se pacienti të lihet i lirë.
• Jepini profilaksi për endokardit për 6 muaj. Profilaksia më e gjatë se 6 muaj është
përgjegjësi e mjekut.
Udhëzime post-proceduriale
• Vizitoni www.amplatzer.com/tempIDcard për të printuar një kartë të përkohshme
identifikimi për pacientin. Plotësojeni kartën dhe jepjani pacientit.
• Për të marrë një kartë identifikimi të përhershme të pacientit, plotësoni formularin e
regjistrimit të implantit dhe dërgojeni tek AGA Medical.
Eliminimi i mbetjeve
• Kartoni dhe instruksionet për përdorim janë të riciklueshëm. Hidhni të gjitha materialet e
paketimit ashtu si duhet.
• Pajisjet mund të rikthehen tek AGA Medical. Kontaktoni përfaqësuesin e AGA Medical
ose nisni një email në adresën returns@amplatzer.com për udhëzime.
• Përdorni procedurat e mbetjeve sipas rrezikut biologjik që mbartin, për të flakur pajisjet.
118