Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Amplatzer Duct Occluder II Gebrauchsanweisung Seite 122

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 28
Procedura
1. Përgatitet pacienti për një procedurë transkateterike standarde. Jepini pacientit
antiagregantë oralë. Vazhdoni mjekimin me antikoagulantë gjatë dhe pas
procedurës.
2. Bëni një kateterizim të anës së djathtë të zemrës.
3. Bëni vlerësimet hemodinamike.
4. Bëni angiografinë për të matur diametrin (D) dhe gjatësinë (E) e PDA. Referojuni
figurës F3 për vendet ku duhen kryer matjet.
PARALAJMËRIM: Matja e saktë e PDA është shumë e rëndësishme për
përzgjedhjen e duhur të okluduesit.
5. Përdorni matjet e PDA për të gjetur okluduesin me përmasat e sakta në
tabelën T2.
6. Përgatiteni pajisjen për përdorim.
- Inspektoni mbështjellësen sterile.
KUJDES: Mos e përdorni pajisjen nëse mbështjellësja sterile është e hapur
apo e dëmtuar.
- Hapni mbështjellësen sterile. Inspektoni pajisjen.
7. Përgatisni kateterin sipas udhëzimeve për përdorim të prodhuesit.
8. Zhvendoseni kateterin përpara të drejtuar nga gida nëpër duktus.
9. Bëni një injeksion provë me kontrast për të parë pozicionin e kateterit.
10. Zhvendosni fundin proksimal të telit vendosës përpara nëpër fundin distal të pjesës
peshëmbajtëse dhe valvulën hemostatike me vetizolim.
11.
Sigurohuni që okluduesi të jetë lidhur mirë në telin vendosës. Rrotullojeni okluduesin
me 1/8 e një rrotullimi për të bërë një shkëputje më të lehtë.
KUJDES: Mos e shtrëngoni lidhjen fort.
12. Vendoseni okluduesin në mbajtëse në një solucion salin steril. Nxirreni okluduesin
nga mbajtësja.
13. Shpëlajini mbajtësen dhe okluduesin me solucion steril salin nëpër valvulën
hemostatike me vetizolim.
14. Hiqni telin drejtues.
15. Lejoni rrjedhjen mbrapsht të gjakut përmes valvulës hemostatike Tuohy-Borst për të
hequr ajrin nga sistemi.
16. Zhvendoseni mbajtësen nëpër valvulën hemostatike Tuohy-Borst dhe në kateter
derisa mbajtësja të ndalojë.
17. Lidhni valvulën hemostatike Tuohy-Borst në mbajtëse.
18. Mbani kateterin, valvulën hemostatike dhe mbajtësen si një trup të vetëm.
Zhvendoseni implantin përpara, nga mbajtësja në kateter.
KUJDES: Zhvendoseni implantin me kujdes për të parandaluar dëmtimin e enëve të
gjakut apo të indit kardiak.
Shënim: Është e vështirë të transferoni implantin në kateter, të rikapni implantin në
mbajtëse dhe të rregulloni pozicionin e mbajtëses.
19. Zhvendoseni okluduesin përpara drejt fundit distal të kateterit.
KUJDES: Mos e ktheni apo përdridhni telin vendosës.
20. Mbajeni telin vendosës dhe tërhiqni kateterin për të vendosur diskun distal.
PARALAJMËRIM: Mos e shtyni telin vendosës për të vendosur okluduesin.
21. Tërhiqeni kateterin dhe telin vendosës derisa disku mbajtës distal i okluduesit të
prekë murin e enës së gjakut në PDA.
22. Përdorni angiografinë apo ekokardiografinë për t'u siguruar që disku distal mbajtës i
okluduesit është vendosur në mënyrë të saktë kundrejt murit të enës së gjakut.
117

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis