Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet E Përdorimit - Medtronic Extended Bedienungsanleitung

Infusionsset
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 10
Komponentët
A. Butoni i sipërm
G. Kanjula elastike
B. Kapaku i
H. Shtresa prej letre
shkëputjes
I. Ngjitësja
C. Pajisja e
J. Bashkuesi i
vendosjes
kateterit
D. Shigjetat e
K. Kateteri
ngritura që
tregojnë drejtimin
L. Bashkuesi me
e kateterit
vendin
E. Dritarja e pastër
M. Kapaku i bardhë
për bashkuesin
F. Kasa e kanjulës
me vendin
Udhëzimet e përdorimit
■ Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet para se të
përdorni setin e infuzionit "Medtronic Extended".
■ Para se të lidhni setin e infuzionit, referojuni
udhëzuesit të përdorimit të pompës për
informacionet e rëndësishme në lidhje me
terapinë me pompë. Ky informacion përfshin
procedurat e lidhjes dhe mbushjes, gabimet e
mundshme dhe rreziqet e mundshme që lidhen
me terapinë me pompë.
■ Ndiqni procedurat e higjienës së mirë. Nëse ky
set infuzioni përdoret për herë të parë, kryeni
136
vendosjen e parë në prani të specialistit të
kujdesit shëndetësor.
Vendosja e setit të infuzionit në
trup
Hapni kapakun e përparmë të kësaj broshure
për të parë figurat që lidhen me hapat e
mëposhtëm.
1.
Lani duart me ujë dhe sapun.
2.
Zgjidhni një vend vendosjeje të rekomanduar
(të shfaqur në gri) dhe të këshilluar nga
specialisti i kujdesit shëndetësor.
3.
Pastroni vendin e vendosjes me një
dezinfektues sipas udhëzimeve të specialistit
të kujdesit shëndetësor. Lini të thahet vetiu
para se të vendosni setin e infuzionit. Nëse
nevojitet, hiqni qimet e trupit rreth vendit të
vendosjes për t'u siguruar që ngjitësja ngjitet
me lëkurën.
4.
Hapni paketimin dhe hiqni letrën nga kateteri.
5.
Vendosni bashkuesin e kateterit mbi
rezervuarin e sapombushur. Nëse bashkuesi
i kateterit "MiniMed" është në përdorim,
rrotulloni në drejtim orar bashkuesin e
kateterit derisa të kyçet në vend.
Për bashkuesin e kateterit "MiniMed": Nëse
insulina apo ndonjë lëng tjetër depërton
brenda bashkuesit të kateterit, mund të
shkaktohet bllokim i përkohshëm i vrimave
të ajrimit, të cilat bëjnë të mundur furnizimin
e duhur të setit të infuzionit nga pompa. Kjo
mund të rezultojë në dhënie të sasive
tepër të vogla ose tepër të mëdha të
insulinës, gjë që mund të shkaktojë
hiperglicemi ose hipoglicemi. Nëse ndodh
diçka e tillë, rifilloni duke përdorur rezervuar
dhe set infuzioni të ri.
6.
Hiqni kapakun e bardhë nga bashkuesi me
vendin (a) duke shtypur anët e bashkuesit
me vendin dhe më pas (b) duke tërhequr
kapakun e bardhë. Ruani kapakun e bardhë
për përdorim të mëvonshëm.
7.
Vendosni rezervuarin në pompë, më pas
mbushni plotësisht kateterin me insulinë sipas
udhëzimeve të udhëzuesit të përdorimit të
pompës. Mos lini ajër në kateter. Kateteri
është plotësisht i mbushur kur vërehen pika
insuline që dalin nga bashkuesi me vendin.
8.
Hiqni shtresën prej letre nga ngjitësja. Bëni
kujdes të mos prekni ngjitësen.
9.
Hiqni kapakun e shkëputjes nga pajisja e
vendosjes duke shtypur lehtë anët e kapakut
të shkëputjes, duke e tërhequr më pas
nga pajisja e vendosjes. Ruani kapakun e
shkëputjes për përdorim të mëvonshëm.
Shigjetat e ngritura tregojnë drejtimin e
kateterit.
10a. Tendosni lëkurën derisa të bëhet e lëmuar.
Më pas shtyni mbi lëkurë pajisjen e
vendosjes.
10b. Shtypni butonin e sipërm deri në fund për të
vendosur setin e infuzionit.
11. Hiqni me kujdes dhe ngadalë pajisjen e
vendosjes.
12. Shtypni lehtë me një gisht ngjitësin mbi
lëkurë. Ndërroni setin e infuzionit nëse
ngjitësja nuk ngjitet pas lëkurës.
13. Me kujdes mbani të fiksuar me një gisht
kasën e kanjulës. Më pas shtyni bashkuesin

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis