Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Medtronic Extended Bedienungsanleitung Seite 139

Infusionsset
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 10
e duhur të setit të infuzionit nga pompa. Kjo
mund të rezultojë në dhënie të sasive tepër
të vogla ose tepër të mëdha të insulinës,
gjë që mund të shkaktojë hiperglicemi ose
hipoglicemi. Nëse ndodh diçka e tillë, rifilloni
duke përdorur rezervuar dhe set infuzioni të ri.
■ Për mungesë të dhënies ose alarme të bllokimit
të fluksit të insulinës, referojuni udhëzuesit të
përdorimit të pompës.
■ Mos e përdorni rezervuarin ose setin e
infuzionit nëse ndonjë prej tyre dëmtohet gjatë
bashkimit. Rezervuari ose seti i dëmtuar i
infuzionit mund të shkaktojnë dhënie shumë
të pakët të insulinës për shkak të rrjedhjes, që
mund të shkaktojë hiperglicemi.
Masat paraprake
■ Mos përdorni një lloj tjetër seti infuzioni pa
u këshilluar me një specialist të kujdesit
shëndetësor për mënyrën e duhur të trajtimit.
Këshillohuni gjithmonë me një specialist të
kujdesit shëndetësor sa herë që zgjidhni një
set infuzioni.
■ Zgjidhni vende të vendosjes të rekomanduara
nga specialisti i kujdesit shëndetësor. Zgjedhja
e vendeve varet nga trajtimi dhe faktorët
specifikë të pacientit, si p.sh. struktura e trupit
dhe niveli i aktivitetit fizik.
■ Kontrolloni që vendi i vendosjes të mos ketë
irritim lëkure, si p.sh. skuqje, dëmtim të indit
ose hemorragji. Mos e fusni setin e infuzionit
në muskul ose mbi kockë. Ky veprim mund të
shkaktojë dhimbje ose mund të dëmtojë setin e
infuzionit. Nëse seti i infuzionit nuk vendoset si
duhet, ndërroni setin e infuzionit dhe vendoseni
në një vend të ri.
■ Nëse nevojitet, hiqni qimet e trupit rreth vendit
të vendosjes për t'u siguruar që ngjitësja ngjitet
me lëkurën.
■ Mos përdorni vend për vendosje nën rripin e
mesit ose rripin e dorës, ose aty ku vendi është
i shtrënguar nga rroba apo aksesorë. Vendosja
në këto vende mund të shkaktojë shkëputje të
setit të infuzionit dhe ndërprerje të dhënies së
insulinës dhe mund të çojë në hiperglicemi.
■ Mos e ripoziciononi setin e infuzionit mbi
trup pasi ngjitësja të vendoset mbi lëkurë.
Ripozicionimi i setit të infuzionit mund të
dëmtojë ngjitësen. Ndërroni setin e infuzionit
nëse ngjitësja është e dëmtuar.
■ Kontrolloni gjithmonë glukozën në gjak një
deri në tre orë pas vendosjes së setit të ri
të infuzionit, ose pas ndërrimit të rezervuarit
gjatë përdorimit të të njëjtit set infuzioni. Kjo
konfirmon se sasia e insulinës për infuzion ka
efektin e synuar mbi nivelet e glukozës në gjak.
■ Kontrolloni glukozën në gjak disa herë gjatë
ditës ose sipas rekomandimit të specialistit të
kujdesit shëndetësor.
■ Këshillohuni me specialistin e kujdesit
shëndetësor për mënyrën e korrigjimit të
insulinës së munguar dhe për kohën që pompa
mund të qëndrojë e shkëputur.
Ruajtja dhe asgjësimi
■ Ruani setet e infuzionit në një vend të freskët
e të thatë, në temperaturë dhome. Mos i ruani
setet e infuzionit në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit ose në vende me shumë lagështi.
■ Ruani dhe trajtoni insulinën sipas udhëzimeve
të prodhuesit.
■ Asgjësoni pajisjen e vendosjes në koshin e
duhur të objekteve të mprehta, sipas ligjeve
vendore.
■ Asgjësoni setin e përdorur të infuzionit sipas
rregulloreve vendore për mbetjet biologjike të
rrezikshme.
Incident i rëndë
■ Nëse gjatë përdorimit të kësaj pajisjeje ose si
rezultat i përdorimit të saj ndodh një incident
i rëndë, raportojeni atë te prodhuesi dhe tek
autoriteti kombëtar.
Garancia
■ Për informacion lidhur me garancinë e
produktit, kontaktoni përfaqësuesin vendor të
mbështetjes së Medtronic ose vizitoni:
www.medtronicdiabetes.com/warranty
Informacione të tjera për
specialistin e kujdesit shëndetësor
■ Konsideroni trajtimin dhe faktorët specifikë të
pacientit kur zgjidhni vendin e vendosjes.
■ Gjatësia e kanjulës elastike duhet të bazohet
tek trajtimi dhe faktorët e pacientit, si p.sh.
fiziologjia dhe niveli i aktivitetit. Nëse kanjula
elastike është shumë e gjatë, mund të ketë
dhimbje nga vendosja ose vendosje në kockë
ose në muskul. Nëse kanjula elastike është
shumë e shkurtër, mund të ndodhë rrjedhje ose
irritim në vendin e vendosjes. Në të dyja rastet,
infuzioni duhet të ndërpritet dhe një kanjulë
elastike e re me një gjatësi tjetër duhet të
vendoset në një vend të ri vendosjeje.
■ Informoni pacientin që zgjedhja e një vendi për
vendosje varet nga gjatësia e kanjulës.
© 2020 Medtronic. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Logoja e "Medtronic"
dhe "Further, Together" janë marka tregtare të "Medtronic". Të gjitha
markat e tjera janë marka tregtare të një kompanie "Medtronic".
135

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis