Instalimi
▶ Caktoni dhe shënoni pozicionin e bulonave të varjes në tavan ose
mur.
▶ Nëse është nevoja, thyejeni pjesën e poshtme ose të pasme (figura
121) të njësisë së brendshme në pikat e shënuara posaçërisht.
▶ Nëse është nevoja shponi në mur ose dysheme një vendkalim të
pjerrët për tubacionin.
RREZIK
Rrezik plagosje!
Dizajni i shtrëngimit të tavanit duhet të jetë i përshtatshëm për peshëne
e njësisë së brendshme. Për drejtim të saktë të lartësisë rekomandojmë
shufra me filetim.
RREZIK
Rrezik plagosje!
Do të duhet të paktën dy persona për ta varur dhe fiksuar pajisjen.
▶ Mos e montoni të vetëm pajisjen.
▶ Hiqni panelet anësore dhe grilën e hyrjes së ajrit ( figura 116).
▶ Vareni njësinë e brendshme nga tavani përmes bulonave të varjes me
rondelat dhe dadot gjashtëkëndore (montimi në tavan figura
117) ose sigurojeni në mur (montimi në dysheme figura 118)
▶ Drejtojeni njësinë e brendshme horizontalisht ose vertikalisht me
dadot në shufrat e filetuara.
KËSHILLË
Nëse njësia e brendshme varet apo rri e përkulur, mund të ketë kullim
kondensati.
▶ Për ta niveluar njësinë e brendshme horizontalisht përdorni nivelues
me lëng.
▶ Për montimin në tavan mbani një pjerrësi rreth 1,5% figura 117.
▶ Korrigjojeni pozicionin e duhur të montimit me dado kyçjeje.
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.5.
3.3.2
Montimi i njësisë së jashtme
▶ Vendoseni kartonin në këmbë.
▶ Prisni e hiqni ngjitëset e paketimit.
▶ Hiqeni kartonin nga lart dhe hiqni paketimin.
▶ Në varësi të tipit të instalimit, përgatisni dhe montoni mbajtësen ose
suportin e murit.
▶ Vendoseni ose vareni njësinë e jashtme.
▶ Kur instalohet me mbajtëse apo suport muri, vendoseni me
guarnicion bërrylin e dhënë të kullimit ( figura 106).
▶ Hiqni kapakun për lidhjet e tubave ( figura 110 dhe 111).
▶ Lidhjet e tubave sipas kapitullit 3.5.
Diametri i jashtëm i tubit Ø
[mm]
6,35 (1/4")
9,53 (3/8")
12,7 (1/2")
15,9 (5/8")
tab. 206 Karakteristikat e lidhjeve të tubave
3.5.2
Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme
Në varësi të tipit të instalimit, shkarkimi i kondensatit duhet lidhur ose
me pompën e integruar të kondensatit, ose me depozitën e kondensatit.
▶ PVC-Përdorni tuba me diametër të brendshëm prej 32 mm dhe
trashësi muri prej 5–7 mm.
162
Forca e rrotullimit [Nm]
Diametri i vrimës me
18-20
32-39
49-59
57-71
3.4
Instalimi i tubit të ajrit të freskët
Në pajisje ka një hyrje ajri të freskët, që mund të përdoret nëse është
nevoja ( figura 121, [1]).
Fluksi maksimal i ajrit 5% mund të futet përmes hyrjes së ajrit të freskët.
3.5
Lidhja e tubacionit
3.5.1
Lidhini linjat e freonit në njësitë e brendshme dhe të
jashtme
KUJDES
Rrjedhja e freonit në lidhjet që pikojnë
Lidhjet e pasakta të tubave mund të shkaktojnë rrjedhjen e freonit.
Lidhjet e ripërdorshme mekanike dhe lidhjet me flanxha nuk lejohen
brenda.
▶ Vidhosini lidhjet me flanxhë vetëm një herë.
▶ Pas lirimit, ripunojeni gjithnjë flanxhën.
Tubat e bakrit ofrohen në madhësi metrike dhe me inçë, por filetimi i
dadove të flanxhave është njëlloj. Rakordet e flanxhave në njësitë e
brendshme dhe të jashtme janë krijuar për përmasa në inçë.
▶ Kur përdorni tuba bakri metrikë, ndërrojini dadot me flanxha me të
tjera diametri të përshtatshëm ( Tab. 206).
▶ Përcaktoni diametrin dhe gjatësinë e tubit ( faqja 160).
▶ Priteni tubin me prerëse tubash ( figura 107).
▶ Hiqini buzët tubave nga brenda dhe hiqni pullat.
▶ Vendosni dadon në tub.
▶ Zgjerojeni tubin me gotë me bordurë në përmasën e përcaktuar në
tabelën 206.
Dadoja duhet rrëshqasë lehtësisht në buzë, por jo përtej saj.
▶ Lidheni tubin dhe vidhoseni lidhjen me forcë shtrëngimi sipas
përcaktimit në tabelën 206.
▶ Përsëritni hapat e mëposhtëm për tubat e tjerë.
KËSHILLË
Efikasitet i dobësuar për shkak të transferimit të nxehtësisë mes
linjave të freonit
▶ Izolojini linjat e freonit veçmas njëra-tjetrës.
▶ Instaloni izolimin e tubave dhe fiksojeni.
Fundi i tubit me bordurë
bordurë (A) [mm]
8,4-8,7
90°± 4
13,2-13,5
16,2-16,5
19,2-19,7
▶ Termoizolojeni tubin e shkarkimit për të parandaluar kondensimin.
▶ Lidheni tubin e shkarkimit me njësinë e brendshme dhe fiksojeni
lidhjen me një kapëse zorre.
Climate 5000 L • Climate 5000iL – 6721841494 (2024/06)
Dado e filetuar e
paramontuar me bordurë
A
45°± 2
R0.4~0.8
3/8"
3/8"
5/8"
3/4"