Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

inhealth Blom-Singer Bedienungsanleitung Seite 11

Manometer with manometer adaptor
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Blom-Singer:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 31
MANOMETRI "BLOM-SINGER
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
Manometri (me përshtatës manometri) ofrohet josteril në një komplet që përmban një manometër,
një përshtatës manometri dhe një fole ngjitëse "Blom-Singer". Foletë dhe përshtatësit zëvendësues
të manometrit ofrohen veçmas. Manometri mund të ripërdoret midis pacientëve. Foleja dhe
përshtatësi i manometrit janë të asgjësueshëm dhe janë parashikuar për një përdorim të vetëm.
Manometri me përshtatës
Kompleti i manometrit
Paketa e zëvendësimit të përshtatësit të
manometrit
INDIKACIONE (Arsyet për rekomandimin e pajisjes ose procedurës)
Manometri (diagrami 1A) (me përshtatës manometri) duhet të përdoret nga mjekë të kualifikuar
e të trajnuar dhe shërben si një pajisje ndihmëse për t'i mësuar pacientët me laringektomi se si të
vetërregullojnë presionin intratrakeal gjatë të folurit trakeoezofageal.
KUNDËRINDIKACIONE (Arsyet që e bëjnë të pakëshillueshëm rekomandimin e pajisjes ose
procedurës)
Manometri (me përshtatës manometri) rekomandohet vetëm për pacientët me laringektomi, të
cilët flasin me anë të protezës trakeoezofageale të zërit.
PARALAJMËRIME DHE MASA PARAPRAKE
Ndërpritni përdorimin e produktit nëse ka të çara, plasaritje ose dëmtime strukturore të tij. Foleja
dhe përshtatësi i manometrit janë të asgjësueshëm dhe janë parashikuar për një përdorim të
vetëm; ripërdorimi mund të shkaktojë kontaminim të kryqëzuar. Manometri parakalibrohet në
fabrikën e prodhimit. Manipulimi i instrumentit (p.sh. zhvidhosja e pajisjes) mund të shkaktojë
anomali, lexime të pasakta të presionit dhe/ose rrjedhje të matësit. Manipulimi i rakordeve
bashkuese në përshtatësin e manometrit mund të shkaktojë lexime të pasakta të presionit.
UDHËZIME PËRDORIMI
Ju lutemi shikoni diagramet që gjenden në fillim të këtij manuali udhëzimi.
Për të shmangur organizmat kontaminues që shkaktojnë infeksion të pacientit, duart e mjekut
duhet të jenë të pastra dhe të thata. Foleja ngjitëse e përfshirë "Blom-Singer" duhet të vendoset
fillimisht në lëkurën rreth trakeostomës së pacientit. Për udhëzime rreth vendosjes së folesë
ngjitëse, ndiqni manualin e ofruar të udhëzimeve të përdorimit. Përshtatësi i manometrit
(diagrami 1B) duhet të lidhet me manometrin para se të montoni përshtatësin e manometrit te
foleja ngjitëse e trakeostomës.
Shtojca e përshtatësit të manometrit
1. Montoni përshtatësin e manometrit te manometri duke futur bashkuesin "luer lock" femër
(diagrami 1C) te bashkuesi "luer lock" mashkull (diagrami 1D) i manometrit. Rrotulloni të dy
komponentët së bashku derisa të lidhen fort.
2. Vendosni përshtatësin e manometrit te pacienti duke futur skajin e bashkuesit të trakeostomës te
foleja ngjitëse e trakeostomës (diagrami 2).
Udhëzimet e përdorimit të manometrit "Blom-Singer
ME PËRSHTATËS MANOMETRI
®"
SHQIP
Manometri
Përshtatësi
me përshtatës manometri
®"
Foleja "AccuFit"
37469-01H I 11

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis