Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Pastrimi; Masat Paraprake - Eko DUO Benutzerhandbuch

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DUO:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

1.9 Pastrimi

Për të siguruar regjistrimin e përshtatshëm të EKG-
së dhe FKG-së, pastroni elektrodat me një solucion
pastrimi me bazë alkooli para përdorimit.
Procedura e pastrimit dhe dezinfektimit
Pajisja dhe kufjet duhet të pastrohen ndërmjet
çdo përdorimi me pacientët. Zbatohen të gjitha
udhëzimet e pastrimit në lidhje me stetoskopët dhe
njësitë e EKG-së në përgjithësi.
Në kushte normale, nuk është e nevojshme ta ndani
pajisjen nga kufjet për pastrimin. Të gjitha pjesët
e jashtme të pajisjes fizike duhet të pastrohen me
peceta me alkool isopropil 70%.
SHËNIM: MOS e zhysni pajisjen në lëngje ose ta
bëni objekt të proceseve të sterilizimit me presion
të lartë/autoklavë.

1.10 Masat paraprake

Kjo pajisje është planifikuar të jepet me rekomandim
nga specialistët e licencuar mjekësore. Pajisja mund
të përdoret me pacientët gjatë një vlerësimi fizik në
një ambient klinik ose nga pacientët me rekomandim
dhe nën mbikëqyrjen e një mjeku. Sistemi siguron
një burim të dhënash që janë domethënëse vetëm
kur përdoren bashkë me mbikëqyrjen e mjekut
dhe vlerësimin e informacioneve të tjera përkatëse
të pacientit.
DUO duhet të përdoret vetëm nga mjekët e kualifikuar
ose të rekomandohet për pacientët me njohuri të
përshtatshme në lidhje me pajisjen. DUO është
planifikuar për përdorim me pacientët që mund të
dëgjohen normalisht me një stetoskop akustik.
Ky manual siguron udhëzime për përdorimin e DUO
dhe Eko App. Supozohet se përdoruesi është i
familjarizuar me përdorimin bazë të aplikacioneve në
pajisjet celulare iOS™ dhe Android™.
Duhet të ndiqen procedurat standarde për auskultimin,
duke përfshirë zvogëlimin e zhurmave në sfond dhe
pozicionimin optimal të pacientit. Cilësia e EKG-së
varet nga praktikat e duhura të përgatitjes, duke
përfshirë por pa u kufizuar në pastrimin e zonës së
kontaktit dhe përdorimin e xhelit të EKG-së.
Pajisja përdor një lidhje të dhënash me valë me
Bluetooth kategoria 2. Rrezja e Bluetooth do të
zvogëlohet kur mes pajisjes DUO dhe një pajisjeje
celulare të çiftuar ka objekte të tjera (mure, mobilie,
persona etj.). Për të përmirësuar lidhjen me
Bluetooth, zvogëloni distancën dhe/ose lejoni një
vijë të drejtpërdrejtë shikimi mes pajisjes DUO dhe
pajisjes celulare.
DUO - Manuali i përdorimit Faqe 6
Për të transmetuar tingujt dhe për të regjistruar
aktivitetin elektrik tek aplikacioni Eko, DUO dhe pajisja
duhet të lidhen me anë të Bluetooth-it dhe, për të
përdorur plotësisht funksione të caktuara, pajisja
celulare duhet të jetë e lidhur me internetin.
Përveç veçorive të sigurisë të integruara në sistem,
rekomandohet shumë që përdoruesit e aplikacionit
celular dhe panelit të kontrollit në ueb të përdorin
veçoritë e sigurisë të rrjetit për të mbrojtur të dhënat
e pacientëve që krijohen dhe ruhen me këtë softuer.
Shembuj të tillë të zakonshëm përfshijnë fjalëkalimet
e forta, autorizimin biometrik, vërtetimin me dy faktorë
dhe enkriptimin e VPN-së, kur janë të disponueshme.
DUO nuk është planifikuar të përdoret në AMBIENTE
Të PASURA ME OKSIGJEN.
DUO nuk është planifikuar të përdoret me anastezikë
të djegshëm.
DUO nuk është planifikuar të përdoret me agjentë
të djegshëm.
NJOFTIM: Disa nga veçoritë e Eko App kërkojnë një
shpejtësi minimale të lidhjes së internetit. Shpejtësia
minimale e rekomanduar e ngarkimit për aplikacionin
celular është 4000 Kbps. Për aplikacionin
rekomandohet shërbimi i të dhënave celulare 4G ose
një shërbim i ngjashëm.
Aplikacioni mund të përdoret për të shfaqur në
mënyrë vizuale format e valëve dhe kardiogramat
pa lidhje interneti, por lidhja e internetit është
e nevojshme për ruajtjen e të dhënave.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Verwandte Produkte für Eko DUO

Inhaltsverzeichnis