Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Eko DUO Benutzerhandbuch Seite 380

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DUO:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Tabela e përmbajtjes
1.1 Indikacionet për përdorimin
............................faqe 2
1.2 Prezantimi, paralajmërimet dhe siguria
1.11 Privatësia e pacientit ...........................................
1.12 Përmbajtja dhe përdorimi .................................
3.2 Dritat treguese LED .............................................
4.1 Kushtet e përdorimit ..........................................
5.1 Përdorimi i Eko App .............................................
1.1 Indikacionet për përdorimin
Sistemi Eko DUO është planifikuar për përdorim
nga specialistët e kujdesit shëndetësor për të
....faqe 2
amplifikuar, filtruar dhe transferuar në mënyrë
elektronike tingujt e trupit dhe format e valëve të
elektrokardiografisë (EKG) me një kanal të vetëm.
Sistemi Eko DUO shfaq po ashtu format e valëve të
EKG-së dhe format e valëve të fonokardiografisë
në aplikacionin shoqërues për celularë për ruajtjen
dhe ndarjen e tyre (kur rekomandohet ose përdoret
nën kujdesin e një mjeku). Ai mund të përdoret për
regjistrimin e tingujve të zemrës dhe gurgullimave
kardiake, tingujve jonormalë, tingujve të frymëmarrjes
dhe tingujve të abdomenit gjatë ekzaminimit fizik
në pacientë normalë ose në pacientët e dyshuar
për sëmundje të sistemeve të organeve kardiake,
vaskulare, pulmonare ose abdominale. Pajisja mund
të përdoret për të rriturit dhe për fëmijët.
Të dhënat e ofruara nga pajisja janë të rëndësishme
vetëm kur përdoren në ndërthurje me leximin e
mjekut, si dhe duke marrë parasysh të dhënat e tjera
përkatëse të pacientit.
Pajisja nuk duhet të përdoret në foshnja me peshë
nën 10 kg.
DUO - Manuali i përdorimit Faqe 2
1.2 Prezantimi, paralajmërimet
dhe siguria
Sistemi Eko DUO është projektuar për të
mbështetur specialistët e kujdesit shëndetësor
për të analizuar tingujt kardiakë dhe të organeve
të tjera të brendshme. Sistemi Eko DUO përfshin
një pajisje që kap tingujt e zemrës dhe leximet e
EKG-së (e përmendur këtu si DUO), një aplikacion
smartfoni (aplikacioni) si dhe një aplikacion uebi
(paneli i kontrollit).
DUO përfshin transmetimin e të dhënave audio
dhe të EKG-së nëpërmjet Bluetooth-it, gjë që e
lejon përdoruesin të luajë tingujt dhe të paraqesë
në mënyrë vizuale fonokardiografitë (FKG) dhe
elektrokardiografitë (EKG) në një aplikacion për
celular në smartfonë dhe tabletë të përputhshëm
iOS dhe Android. Aplikacioni ofron aftësinë për
ruajtjen e regjistrimeve audio dhe të formave të
valëve (FKG dhe EKG), për ndarjen e regjistrimeve
të pacientëve me mjekë të tjerë dhe për mbajtjen
e shënimeve në audion e regjistruar. DUO është
planifikuar për përdorim për pacientët e rritur dhe ata
pediatrikë. Pajisja nuk është planifikuar për foshnja
me peshë nën 10 kg.
KUJDES: Ligji federal (SHBA) e kufizon këtë pajisje
për shitje ose me porosi të një specialisti mjekësor
të licencuar.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Verwandte Produkte für Eko DUO

Inhaltsverzeichnis