Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für DUO:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

1.5 Kujdes

• Për të zvogëluar rrezikun e ndërhyrjes së
pajisjes, mbajeni DUO të paktën 2 metra larg
nga të gjithë emetuesit e radiofrekuencës, duke
përfshirë ruterët Wifi dhe radiot gjatë përdorimit
ose karikimit.
• Për të zvogëluar rreziqet në lidhje me infeksionin
ndiqni të gjitha udhëzimet për pastrimin dhe
dezinfektimin të përfshira në këtë manual. Vendosni
dhe ndiqni një program për pastrimin dhe
dezinfektimin pas çdo përdorimi.
• Për të zvogëluar rreziqet e lidhura me marrjen
e të dhënave të pasakta ruajeni dhe përdoreni
këtë pajisje vetëm sipas udhëzimeve në këtë
manual. Rekomandohet që bateria të karikohet
brenda tridhjetë minutave nga momenti kur
treguesi LED bëhet i kuq. Karikojeni baterinë
vetëm duke përdorur panelin e karikimit me valë
të ofruar bashkë me pajisjen.
• MOS e zhytni pajisjen në lëngje ose ta
bëni objekt të një procesi sterilizimi përveç
atyre që përshkruhen në këtë manual. Pajisja
është josterile.
• Për të zvogëluar rreziqet në lidhje me fushat
elektromagnetike shumë të forta shmangni
përdorimin e pajisjes në afërsi të sinjaleve të forta
të radiofrekuencës (RF) pse pajisjeve portative
dhe/ose celulare me radiofrekuencë. Nëse dëgjoni
tinguj të papritur ose të paparashikuar, largohuni
nga çdo antenë transmetuese e sinjaleve të
radios. Përdorimi i aksesorëve, transduktorëve
dhe kabllove që nuk janë prodhuar nga Eko
mund të shkaktojë një rritje të emetimeve të
radiofrekuencave RF ose ulje të imunitetit.
• Lexoni, kuptoni dhe ndiqni të gjitha
informacionet e sigurisë të përfshira në
këto udhëzime para se të përdorni DUO.
Rekomandohet që këto udhëzime të ruhen
për referencë në të ardhmen.
• DUO përfshin një lidhje të dhënash me valë
me Bluetooth kategoria 2. Fuqia maksimale
e fushës së radiofrekuencave të krijuara nga
pajisja është nën tre voltë për metër, një nivel që
konsiderohet i sigurt për përdorim me pajisjet
e tjera mjekësore. Sidoqoftë, pajisjet e audios,
videos dhe pajisje të tjera të ngjashme mund
të shkaktojnë ndërhyrje elektromagnetike.
Nëse ndeshen pajisje të tilla dhe ato shkaktojnë
ndërhyrje, largojeni menjëherë DUO nga ajo
pajisje dhe/ose çaktivizoni veçorinë e lidhjes
Bluetooth të pajisjes që shkakton ndërhyrjen.
• Për të zvogëluar rreziqet në lidhje me
kontaminimin e mjedisit ndiqni rregulloret
përkatëse kur e hidhni këtë pajisje pas
përdorimit. DUO përfshin një bateri të
karikueshme; hidheni pajisjen pas përdorimit
siç kërkohet nga direktivat lokale.
• N uk lejohet asnjë modifikim i kësaj pajisjeje.
Brenda në pajisjen DUO nuk ka asnjë pjesë
të riparueshme.
• Shpërndani elektricitetin statik para përdorimit
të njësisë.
• Paralajmërim: Jo e sigurt për rezonancën
magnetike! Mos e ekspozoni pajisjen në
një ambient të rezonancës magnetike (MR).
Pajisja mund të paraqesë një rrezik lëndimi nga
goditjet për shkak të pranisë së materialeve
ferromagnetike që mund të tërhiqen nga
bërthama magnetike e rezonancës magnetike.
Gjatë skanimit të rezonancës magnetike mund
të ndodhin lëndime dhe djegie termike për
shkak të përbërësve metalikë të pajisjes. Pajisja
mund të krijojë artifakte në imazhin e rezonancës
magnetike. Pajisja mund të mos funksionojë si
duhet për shkak të fushave të forta magnetike
dhe të radiofrekuencës të krijuara nga skaneri
i rezonancës magnetike.
DUO - Manuali i përdorimit Faqe 4
• Kjo pajisje nuk zbulon apo mat të gjitha
ndryshimet e rrahjeve të zemrës, ritmit të zemrës
dhe formës së valëve të zemrës.
• Pajisja nuk është testuar për përdorim te
foshnjat me peshë nën 10 kg.
• Pjesët përcjellëse të elektrodave dhe
bashkuesve përkatës për pjesët e aplikuara
të tipit BF, duke përfshirë elektrodën neutrale,
nuk duhet të jenë në kontakt me pjesë të tjera
përcjellëse, duke përfshirë tokën.
• Mos e përdorni DUO kur është në karikim.
• Mos e përdorni në pacientë me stimulues
kardiakë ose pajisje të tjera elektronike
të implantuara.
• Nëse përdoret në një pjesë të trupit me nivel të
konsiderueshëm të yndyrës trupore, qimeve të
trupit ose lëkurë shumë të thatë, mund të mos
arrihet të kryhet një regjistrim i suksesshëm.
• Mos e përdorni DUO gjatë karikimit të pajisjes
suaj celulare, kjo gjë mund të shkaktojë
ndërhyrje elektrike me sinjalin e EKG-së.
• Mos e ruani DUO në kushte jashtëzakonisht të
nxehta, të ftohta, të lagura ose me lagështi.
• Mos e ekspozoni ndaj fushave elektromagnetike
të forta.
• Mos e përdorni si bazën e vetme për vendimet
për mjekimin ose trajtimin.
• Mos kryeni një regjistrim nëse elektrodat
janë të papastra. Pastrojini ato në fillim,
sipas udhëzimeve të pastrimit në këtë
manual përdorimi.
• Mos e përdorni DUO mbi çarjet e lëkurës ose
zonat e plagëve.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Verwandte Produkte für Eko DUO

Inhaltsverzeichnis