Kushtet e përdorimit të vazhdueshëm
nga -30° deri në +40°C, në diapazonin e lagështisë relative prej 15%
deri në 93%, në një diapazon të trysnisë atmosferike prej 700 hPa deri
në 1060 hPa (në përputhje me IEC 60601-1-11).
Shmangni ekspozimin ndaj nxehtësisë ekstreme, të ftohtit, holluesve dhe
vajrave. Nxehtësia dhe i ftohti ekstrem do të kenë një ndikim negativ në
baterinë me jone litiumi të pajisjes dhe mund të kenë ndikim te kohëzgjatja
e baterisë.
Mos bëni asnjë modifikim
Mosrespektimi i rekomandimeve për mirëmbajtjen dhe kujdesin mund të
shkaktojë dëmtim të komponentëve të brendshëm të CORE™. Dëmtimi
i brendshëm i produktit mund të shkaktojë keqfunksionim të tij, gjë që
mund të sjellë një humbje të plotë të funksionimit. Nëse ndeshni probleme
me njësinë CORE™, mos u përpiqni ta riparoni atë. Njoftoni ekipin tonë të
mbështetjes për ndihmë.
Përpunimi shtesë mes përdorimeve
Njësia bashkuese Eko CORE™ duhet të jetë e karikuar mjaftueshëm dhe të
jetë e dezinfektuar mes përdorimeve sipas udhëzimeve të dhëna në këtë
manual.
"Njësia bashkuese Eko CORE™ nuk duhet të ripërdoret nëse
1. Kasa e pajisjes ose njësia bashkuese ka dëmtim të dukshëm,
2. Pajisja nuk ndizet/fiket,
3. Pajisja nuk mund të karikohet mjaftueshëm,
4. Pajisja shfaq probleme akustike,
5. Pajisja shfaq anomali të tjera gjatë përdorimit."
Kontaktoni me ekipin e mbështetjes së klientit të Eko për ndihmë të
mëtejshme.
Raportimi i incidenteve serioze
Nëse ndodh një incident serioz në lidhje me pajisjen, ai duhet të raportohet
te prodhuesi dhe autoriteti përgjegjës i shtetit anëtar ku ndodhet
përdoruesi dhe/ose pacienti. Një incident serioz do të thotë çdo incident që
sjell, mund të sjellë ose që mund të sjellë në rast përsëritjeje, drejtpërdrejt
ose tërthorazi, një nga sa më poshtë: vdekjen e pacientit, përdoruesit ose
një personi tjetër, përkeqësim të përkohshëm ose të përhershëm të gjendjes
shëndetësore të një pacienti, përdoruesi, fetusi ose një personi tjetër ose një
kërcënim serioz për shëndetin publik.
Hedhja pas përdorimit sipas Direktivës për mbetjet nga pajisjet elektrike
dhe elektronike 2012/19/BE
Pajisja nuk duhet të hidhet pas përdorimit si mbetje e paklasifikuar, por
duhet të dërgohet në qendra të veçanta të grumbullimit për rikuperimin
dhe riciklimin e pajisjeve elektronike sipas ligjeve të zbatueshme lokale ose
kombëtare. Pajisja nuk përmban pjesë dhe aksesorë me biorrezikshmëri
potenciale.
12. Garancia
Eko ofron një garanci të kufizuar për CORE™. Vizitoni
ekohealth.com/warranty për një përshkrim të plotë të garancisë.
499