Herunterladen Diese Seite drucken

Eko CORE Benutzerhandbuch Seite 489

Modell der 2. generation
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CORE:

Werbung

1. Indikacionet/qëllimi i synuar
Eko CORE™ është një stetoskop elektronik që bën të mundur amplifikimin,
filtrimin dhe transmetimin e të dhënave të tingujve të dëgjimit (për zemrën,
mushkëritë, zorrët, arteriet dhe venat), me anë të të cilit një mjek në një
vendndodhje në rrjet mund të dëgjojë tingujt e dëgjimit për një pacient
të pranishëm ose në një vendndodhje tjetër në rrjet. Eko CORE™ është
planifikuar për përdorim për pacientët e rritur dhe ata pediatrikë.
Eko CORE™ është planifikuar të përdoret nga përdorues profesionistë në
një mjedis klinik ose nga përdorues të pakualifikuar në një ambient jo klinik.
Pajisja nuk është e planifikuar për diagnostikimin e vetes.
Figura 1
Stetoskopi dixhital i montuar plotësisht dhe aplikacioni celular
2. Hyrja
Eko CORE™ (CORE™) është projektuar për të ndihmuar specialistët
e kujdesit shëndetësor për të dëgjuar tingujt që lëshohen nga trupi,
kryesisht tingujt e mushkërisë, zemrës dhe zorrëve. CORE™ bën të
mundur po ashtu që përdoruesit e rregullt të regjistrojnë, të ruajnë
dhe të ndajnë tingujt e trupit të tyre me mjekun. CORE™ përfshin një
pajisje që është e lidhur me një stetoskop (njësia bashkuese dixhitale
e Eko CORE™/njësia bashkuese e CORE™) dhe një aplikacion,
aplikacionin Eko. (Veçori të caktuara mund të kërkojnë një abonim
me pagesë.)
CORE™ përfshin amplifikimin e tingujve dhe transmetimin e audios
te një smartfon nëpërmjet lidhjes Bluetooth që e lejon përdoruesin
të hapë dhe t'i luajë tingujt në një aplikacion celulari në tabletë dhe
489

Werbung

loading