Herunterladen Diese Seite drucken

Eko CORE Benutzerhandbuch Seite 496

Modell der 2. generation
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CORE:

Werbung

9. Përdorimi i CORE™
Karikoni baterinë
Bateria në aksesorin CORE™ do të duhet të karikohet; futni kabllon micro-
USB në portën USB të pajisjes dhe lidheni skajin tjetër me një karikues
muri me USB të certifikuar nga UL. Drita LED do të bëhet e verdhë e
qëndrueshme, duke treguar që po karikohet. Drita LED do të bëhet jeshile
e qëndrueshme kur pajisja të karikohet plotësisht. Bateria e karikuar
plotësisht duhet të zgjasë për të paktën 8 orë në modalitetin e transmetimit
të vazhdueshëm (ndezur, çiftuar me Bluetooth me aplikacionin Eko).
SHËNIM: CORE™ nuk do të ndizet kur është në prizë dhe në karikim.
Fikja
Kur CORE™ është fikur, nga stetoskopi do të transmetohen dhe do të
dëgjohen tingujt analogë dhe jo ata dixhitalë. Ai është fikur kur butoni
është i dalë nga sipërfaqja e butonave të volumit.
Ndezja
Shtypeni butonin me rrëshqitje të energjisë për ta kaluar çelësin nga
pozicioni i fikjes te pozicioni i ndezjes. Ai është ndezur kur butoni është
rrafsh me sipërfaqen e butonave të volumit.
Testoni nivelin e volumit
Niveli i tingujve të CORE™ mund të përforcohet në 7 hapa rritës me një
amplifikim deri në 40X në krahasim me stetoskopin akustik. Ndryshojeni
nivelin e volumit duke klikuar te butonat e volumit plus (+) dhe minus (-)
në anë të CORE™.
Çiftimi me Bluetooth
Në fillim aktivizoni Bluetooth në pajisjen celulare të zgjedhur. Në pajisjen
iOS, shkoni te Settings (Cilësimet) > Bluetooth > dhe trokitni te butoni me
rrëshqitje për të aktivizuar Bluetooth.
Pajisja celulare tani është gati të regjistrojë tingujt nga CORE™. Nëse çiftimi
me Bluetooth nuk kryhet me sukses, në aplikacion do të shfaqet një mesazh
gabimi dhe nuk do të regjistrohet asnjë tingull. Nëse lidhja me Bluetooth
kryhet me sukses, drita LED në ngjyrë të bardhë me pulsim do të bëhet
e bardhë e qëndrueshme (shikoni Pjesën 6.1 për statuset e dritës LED
të pajisjes).
Konfigurimi i një kodi PIN
Krijoni një kod PIN të sigurt me 4 shifra duke u identifikuar në aplikacionin
për celular. Shkoni tek ekrani i menysë duke zgjedhur ikonën në krye majtas
në ekranin bazë të aplikacionit celular.
Më pas zgjidhni Account Settings (Cilësimet e llogarisë) > Create Pin
(Krijoni kodin PIN). Ndiqni udhëzimet në ekran për të krijuar dhe për të
ruajtur një kod PIN me 4 shifra. Do të duhet ta futni dy herë kodin PIN
për verifikim.
Shtimi i shënimeve te regjistrimet në aplikacionin celular
Për të krijuar shënime në regjistrimet e një pacienti, identifikohuni në
aplikacionin celular. Hyni te lista e pacientëve duke zgjedhur skedën
e pacientëve në krye djathtas në ekranin bazë. Zgjidhni pacientin
e dëshiruar dhe zgjidhni një regjistrim për të shtuar shënime në të.
Në fund të ekranit të regjistrimeve zgjidhni ikonën e shënimeve. Ikona
e shënimeve duket si një letër ngjitëse Post-It® me shkrim në të. Zgjidhni
"Add Note" (Shtoni një shënim) dhe filloni të shkruani shënimin tuaj.
Zgjidhni shenjën e zgjedhjes për ta ruajtur.
496

Werbung

loading