Herunterladen Diese Seite drucken

Eko CORE Benutzerhandbuch Seite 498

Modell der 2. generation
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CORE:

Werbung

Të gjitha pjesët e jashtme të pajisjes fizike duhet të dezinfektohen me
peceta me alkool isopropil 70%. Në kushte normale, nuk është e nevojshme
ta hiqni njësinë bashkuese CORE™ nga tubi i stetoskopit gjatë procedurës
së dezinfektimit.
SHËNIM: MOS e zhysni pajisjen në lëngje ose ta bëni objekt të proceseve
të sterilizimit me presion të lartë/autoklavë.
Mund të jetë e nevojshme që ta hiqni njësinë bashkuese dixhitale Eko
CORE™ nga stetoskopi nëse pajisja është shumë e ndotur ose nëse dyshoni
për depërtim të lëngjeve. Rekomandohet procedura e çmontimit si
më poshtë:,
1. Hiqeni tubin e stetoskopit duke e tërhequr nga bishti metalik i njësisë
bashkuese CORE™ nga të dyja anët.
2. Fshini të gjitha pjesët e stetoskopit me peceta me alkool isopropil 70%
ose me peceta njëpërdorimëshe dezinfektuese spitalore ose me peceta
njëpërdorimëshe me ujë dhe sapun, duke përfshirë sipërfaqen e njësisë
CORE™, tubin e stetoskopit, tubin bashkues, majat e veshit dhe elementin
e dëgjimit.
3. Mund të përdoret një solucion me 2% klor për të dezinfektuar tubin
e stetoskopit; tubin bashkues dhe elementin e dëgjimit, por tubi mund
të çngjyroset pas ekspozimit ndaj klorit.
4. Për të parandaluar njollat në tubin e stetoskopit, shmangni kontaktin
me stilolapsa, markerë, gazeta ose materiale të tjera të printuara. Është
praktikë e mirë që ta mbani stetoskopin mbi një jakë kur është e mundur.
5. Montojeni përsëri stetoskopin duke futur përsëri bishtin metalikë të njësisë
bashkuese CORE™ në tubin e stetoskopit siç përshkruhet më sipër në
pjesën e instalimit.
11. Kushtet e përdorimit
Kushtet mjedisore të transportit dhe ruajtjes mes përdorimeve nga -40°
deri në +55°C, në diapazonin e lagështisë relative prej 15% deri në 93%,
në një diapazon të trysnisë atmosferike prej 700 hPa deri në 1060 hPa
(në përputhje me IEC 60601-1-11).
498
Figura 4b
10. Pastrimi
Procedura e pastrimit
Stetoskopi dixhital Eko CORE™
duhet të dezinfektohet mes
çdo përdorimi. Udhëzimet për
kontrollin e infeksioneve nga
Qendrat për Parandalimin
dhe Kontrollin e Sëmundjeve
(CDC) përcaktojnë se pajisjet
mjekësore të ripërdorshme,
si stetoskopët, duhet të
dezinfektohen nga njëri pacient
te tjetri. Praktikat standarde
për higjienën e stetoskopëve
zbatohen edhe për pajisjen Eko.

Werbung

loading