Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Dentsply Sirona Thermafil Gebrauchsanweisung Seite 137

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 22
7
PARALAJMËRIMET
Obturatorët Thermafil® janë projektuar vetëm për një përdorim të vetëm. Produktet me një
përdorim nuk duhet të përpunohen dhe të ripërdoren. Ripërdorimi i këtyre produkteve rrit
rrezikun e përcjelljes së infektimit indirekt dhe/ose thyerjes.
Obturatorët Thermafil® mund të përmbajnë gjurmë gome natyrale të thatë. Nuk
rekomandohet të përdoret te pacientët që janë alergjikë ndaj gomës natyrale të lateksit.
Përdorimi i pajisjeve mund të shkaktojë rreziqet e mëposhtme të mbetura:
Pakënaqësi te përdoruesi dhe vonesë në trajtim / Shqetësime te pacienti.
Ritrajtim (infeksioni fillestar nuk është shëruar kurrë).
Infeksion i rëndë / Pasoja të rënda shëndetësore për pacientin (p.sh. rreziqe biologjike si
infeksion, reaksion toksik ose alergjik për pacientin) nuk janë raportuar kurrë dhe janë
shumë të pamundura, por nuk mund të përjashtohen plotësisht.
8
MASAT PARAPRAKE
Siguria dhe efikasiteti i përdorimit nuk janë përcaktuar për gratë shtatzëna ose që
ushqejnë me gji apo për fëmijët.
Kontrolloni paketimin dhe produktin para përdorimit: nëse është i dëmtuar paketimi ose
produkti, mos e përdorni produktin dhe hidheni.
Përdorni një sistem prite prej gome gjatë procedurës endodontike.
Për sigurinë tuaj, mbani pajisje personale mbrojtëse (doreza, syze, maskë).
Produktet duhet të asgjësohen në përputhje me rregulloret lokale për asgjësimin e sigurt të
pajisjeve të mprehta dhe të kontaminuara.
Obturatorët Thermafil® nuk duhen sterilizuar.
Mos përdorni solucione dezinfektuese që përmbajnë fenol ose produkte që nuk janë të
përshtatshme për materialin mbushës që trajtohet.
Zgjidhini obturatorët Thermafil® sipas verifikuesit të duhur të madhësisë që i përshtatet
kanalit të formësuar pasivisht. Obturatorët Thermafil® dhe/ose limat e dorës nuk duhen
përdorur si verifikues madhësie.
Mos e hiqni gutaperkën nga pjesa apikale e obturatorit përpara se të mbushni hapësirën e
kanalit të rrënjës. Heqja e gutaperkës mund të dëmtojë obturatorin.
9
REAKSIONET NEGATIVE / EFEKTET ANËSORE TË PADËSHIRUARA
Mund të ndodhin efektet e mëposhtme anësore të padëshiruara:
Pacientët me ndjeshmëri ndaj lateksit mund të përjetojnë reaksione alergjike ndaj
obturatorëve Thermafil® për shkak të pranisë së mundshme të gomës natyrale të thatë.
Përgjithësisht mund të krijohet siklet i përkohshëm pas ndërhyrjes si rezultat i trajtimit të
kanalit të rrënjës.
10
KUSHTET E RUAJTJES
Mbajeni larg dritës së diellit dhe nxehtësisë.
Mbajeni në temperaturë dhome (≤ 30°C (86°F)).
END-IFU-THERMAFIL-OBTURATOR-MSA-V00-WEB-EUR-Multilingual-2022-08
137/161

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis