Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Dentsply Sirona Thermafil Gebrauchsanweisung Seite 138

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 22
Ruajeni në një vend të thatë.
11
UDHËZIME HAP PAS HAPI
Obturatorët duhet të përdoren vetëm në një mjedis klinik ose spitalor nga profesionistë të
kualifikuar dentarë.
1) Pasi t'i jepet formë dhe të pastrohet kanali i rrënjës, teknika e obturimit duhet të kryhet
nga një profesionist.
2) Zgjerojeni kanalin koronarisht dhe sigurohuni që obturatori Thermafil® të ketë hapësirë të
mjaftueshme për të hyrë në kanalin e rrënjës përgjatë hyrjes në vijë të drejtë duke
përdorur sipas nevojës një instrument për dhënien e formës së vrimës.
3) Për të përcaktuar madhësinë e Thermafil® që do të përdoret për mbushjen, përdoret një
verifikues madhësie që korrespondon në madhësi me instrumentin e fundit të përdorur në
gjatësinë e punës për të verifikuar madhësinë e kanalit të rrënjës.
Ky verifikues duhet:
Të futet lehtë në gjatësinë e punës pa forcë (nëse verifikuesi nuk e arrin gjatësinë e
punës, zmadhojeni konin e përgatitjes ose përdorni një verifikues me madhësi më të
vogël).
Të shfaqë një ndjesi të lehtë rezistence gjatë tërheqjes (nëse nuk ka ndjesi rezistence
gjatë tërheqjes, provoni një verifikues madhësie më të madh).
4) Zgjidhni obturatorin Thermafil® i cili korrespondon me verifikuesin e madhësisë që
përshtatet pasivisht me gjatësinë e punës.
Për të përcaktuar distancën e gjatësisë së punës në mbartësin plastik qendror
Thermafil® duhen përdorur referencat e thellësisë dhe/ose tapat e silikonit.
5) Dezinfektoni obturatorin siç tregohet në pjesën Higjiena, dezinfektimi, pastrimi dhe
sterilizimi [} 139].
6) Tharja:
Kanali i rrënjës i formësuar dhe i pastruar duhet të thahet duke përdorur piketa prej letre
thithëse sterile të madhësisë përkatëse.
7) Izoluesi:
Izoluesi endodontik duhet aplikuar duke ndjekur Udhëzimet e tij të përdorimit
www.dentsplysirona.com/ifu). Izoluesi i tepërt që mund të jetë akumuluar në muret e
kanalit ose në apeks, duhet të hiqet.
8) Obturatorët nxehen në furrën e obturatorëve ThermaPrep®.
Për detaje mbi furrën e obturatorëve, referojuni manualit të udhëzimeve të furrës për
obturatorë. (https://www.dentsplysirona.com/ifu)
Vendosini të dyja mbajtësit e obturatorit në pozicionin e sipërm duke shtypur pjesën e
pasme të mbajtësit (zona e shënuar).
Pasi të dezinfektoni obturatorin dhe të vendosni ndaluesin prej gome, vendoseni
obturatorin në një nga mbajtësit e obturatorit, shtypeni lehtë nga sipër që të zërë vend
mirë.
Pavarësisht nga gjatësia e punës që keni përcaktuar; ndaluesi prej gome duhet të jetë
poshtë mbajtësit.
Bëni kujdes që obturatori të varet drejt, jo me kënd. Obturatori nuk duhet të prekë anët
e dhomës së nxehjes.
END-IFU-THERMAFIL-OBTURATOR-MSA-V00-WEB-EUR-Multilingual-2022-08
(https://
138/161

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis