Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Lidhja Elektrike - Grundfos SL1 Serie Montage- Und Betriebsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für SL1 Serie:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

8. Lidhja elektrike

Paralajmërim
Pompa nuk duhet të funksionojë në të thatë.
Duhet instaluar një çelës shtesë niveli për t'u
siguruar që pompa të ndalojë në rast se çelësi i
ndalimit të nivelit nuk funksionon.
Paralajmërim
Lidheni pompën te një çelës energjie i jashtëm që
siguron shkëputjen e të gjitha poleve me një ndarës
kontakti sipas EN 60204|s0nonbreakhyphen-/|s01,
5.3.2.
Çelësi kryesor duhet të bllokohet në pozicionin 0.
Lloji dhe kërkesat siç janë specifikuar në EN 60204-
1, 5.3.2.
Lidhja elektrike duhet bërë nga një person i
kualifikuar në pajtim me rregullat vendore.
Paralajmërim
Pompat duhen lidhur te një kuti kontrolli me një rele
mbrojtëse motori me një klasë shkëputjeje IEC 10
ose 15.
Paralajmërim
Furnizimi me energji për qarkun mbrojtës të motorit
duhet të jetë voltazh i ulët, Klasi 2.
Shih diagramën e lidhje për mbrojtjen e motorit në
pjesën
8.1 Diagrama e
Paralajmërim
Pompat për vende të rrezikshme duhen lidhur te një
kuti kontrolli me një rele mbrojtëse motori me një
klasë shkëputjeje IEC 10.
Paralajmërim
Mos i instaloni kutitë e kontrollit, kontrollorët e
pompave, pengesat Ex dhe anën e palidhur të
kabllos Grundfos në mjedise që mund të
shpërthejnë.
Klasifikimi i vendit të instalimit duhet të miratohet nga
autoritetet vendore të zjarrfikësve në secilin rast
individual.
Te pompat me mbrojtje ndaj shpërthimit, sigurohuni
që konduktori i jashtë i tokëzimit të jetë lidhur te një
terminal i jashtëm tokëzimi te pompa duke përdorur
një morsetë të sigurt kablloje. Pastrojeni sipërfaqen e
lidhjes së jashtme të tokëzimit dhe montoni morsetën
e kabllos.
Prerja e konduktorit të tokëzimit duhet të jetë të
2
paktën 4 mm
, p.sh. lloji H07 V2-K (PVT 90 °) i
verdhë/jeshil.
Sigurohuni që lidhja e tokëzimit të mbrohet nga
gërryerja.
Sigurohuni që të gjitha pajisjet mbrojtëse të jenë
lidhur saktë.
Çelësat plluskues që përdoren në mjedise që mund
të shpërthejnë duhen të jenë miratuar për këtë
përdorim. Ato duhen lidhur te një kontrollor pompe
Grundfos LC, LCD 108 nëpërmjet pengesës së sigurt
LC-Ex4 për të siguruar një qark të sigurt.
Paralajmërim
Nëse kablloja e energjisë elektrike është dëmtuar,
duhet zëvendësuar nga prodhuesi, partneri i
prodhuesit për servisin ose persona të tjerë të
kualifikuar.
Vendosni siguresën e qarkut për mbrojtjen e motorit
Kujdes
në korrentin e duhur të pompës. Korrenti i duhur
është dhënë në pllakën e emrit të pompës.
Nëse pompa ka një shenjë Ex në pllakën e emrit,
Kujdes
sigurohuni që pompa të lidhet në pajtim me
udhëzimet që jepen në këtë broshurë.
628
lidhjeve.
Voltazhi i furnizuar dhe frequenca shënohen në pllakën e emrit të
pompës. Toleranca e voltazhhit duhet të jetë brenda - 10%+10 %
të voltazhit të klasifikuar. Të gjitha pompat kanë një kabllo 10 m
dhe një anë të pa lidhur, përveç pompave për Australinë që kanë
një kabllo 15 m.
Të gjitha pompat ka një kabllo 10 m dhe një anë të palidhur,
përveç pompave për Australinë që kanë një kabllo 15 m.
Pompat pa sensor duhet të lidhen te një nga këto lloje
kontrollori:
një kuti kontrolli me siguresë për qarkun e mbrojtjes së
motorit, si për shembull një Grundfos CU 100
një kontrollor pompe Grundfos LC, LCD 107, LC, LCD 108 ose
LC, LCD 110
një kontrollor pompat Grundfos DC, DCD.
Pompat me sensor duhet të lidhen te një Grundfos IO 113 dhe
një nga këto tre lloje kontrollorësh:
një kuti kontrolli me siguresë për qarkun e mbrojtjes së
motorit, si për shembull një Grundfos CU 100
një kontrollor pompe Grundfos LC, LCD 107, LC, LCD 108 ose
LC, LCD 110
një kontrollor pompat Grundfos DC dhe DCD.
Paralajmërim
Përpara instalimit dhe nisjes së parë të pompës,
kontrolloni kushtet e kabllos me sy për të shmangur
qarqet e shkurtra.
Pompat me sensor WIO
Për instalim dhe funksionim të sigurt të pompave të pajisura me
seosr WIO , rekomandojmë të instaloni një filtër RC ndërmjet
kontaktorit të energjisë dhe pompës.
Nëse filtri RC është instaluar për të shmangur çdo
lloj tranzienti në instalim, filtri RC duhet të instalohet
Kujdes
ndërmjet kontaktorit të energjisë dhe pompës.
Ju lutemi vini re se aspektet e mëposhtme mund të shkaktojnë
probleme në rast se ka tranzientë në sistemin e furnizimit me
energji:
Energjia e motorit:
– Sa më i madh të tjetë motori, aq më të lartë tranzientët.
Gjatësia e kabllos së motorit:
– Kur konduktorët e energjisë dhe sinjalit janë paralel afër
njëri-tjetrit, rreziku që tranzientët të shkaktojnë ndërhyrje
ndërmjet konduktorëve të energjisë dhe sinjalit rritet me
gjatësinë.
Planimetria e komutatorit:
Konduktorët e energjisë dhe sinjalit duhet që të jenë fizikisht
të ndarë sa më shumë që të jetë e mundur. Instalimi afër
mund të shkaktojë ndërhyrje në rastin e tranzientëve.
"Ngurtësia" e rrjetit të furnizimit:
– Nëse një stacion transformatori ndodhet afër instalimit, rrjeti
i furnizimit mund të jetë "I ngurtë" dhe nivelet e tranzientit
mund të jenë më të lartë.
Nëse ka aspekte të kombinimeve të mësipërme të pranishme,
mund të jetë e nevojshme të instalohen filtrat RC për pompat me
sensorë WIO për të mbrojtur ndaj tranzientëve.
Tranzientët mund të eliminohen krejtësisht nëse përdoren nisësit
e butë. Por duhet të dini se nisësit e butë dhe drajverat e
shpejtësisë së ndryshueshme kanë probleme të tjera që kanë të
bëjnë me EMC që duhen marrë parasysh.
Për më shumë informacion, shih pjesën
konvertorit të frekuencës
8.7 Funksionimi i

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Slv serie

Inhaltsverzeichnis