Herunterladen Diese Seite drucken

Lidhja Elektrike; Kahu I Drejtimit Të Rrotullimit - Grundfos Unilift AP12 Montage- Und Betriebsanleitung

Tauchmotorpumpen
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für Unilift AP12:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 29

3. Lidhja elektrike

Në vartësi të rregullave vendore, duhet
përdorur një pompë me 10 m kabllo
Kujdes
elektrike nëse pompa përdoret si pompë e
lëvizshme për aplikime të ndryshme.
Lidhja elektrike duhet bërë nga një person i
kualifikuar në pajtim me rregullat vendore.
Pompa duhet të lidhet te një çelës kryesor i jashtëm i
elektricitetit. Nëse pompa nuk është instaluar afër
me çelësin, çelësi duhet të jetë i llojit që bllokohet.
Tensioni i funksionimit dhe frekuenca janë shënuar
tek etiketa e pompës. Sigurohuni që motori të jetë i
përshtatshëm për furnizimin me energji me të cilin do
të përdoret.
Paralajmërim
Si një masë paraprake, pompa duhet të
lidhet te një prizë me tokëzim. Instalimi i
përhershëm duhet të ketë një stakues
qarku me rrjedhje tokëzimi (ELCB) me një
korrekt që stakohet më pak se 30 mA.
Paralajmërim
Tokëzimi mbrojtës dhe outleti i prizës
duhet të lidhen me tokëzimin mbrojtës të
pompës. Prandaj spina duhet të ketë të
njëjtin sistem lidhjeje PE sikurse ai i daljes
së prizës. Nëse jo, përdorni një adaptor të
përshtatshëm.
Pompat tre-fazore duhet të lidhen te një stakues
qarku i jashtëm për mbrojtjen e motorit me një rele
diferenciale dhe me një hapësirë minimale kontakti
prej 3 mm. Korrenti nominal i stakuesit të qarkut për
mbrojtjen e motorit duhet të korrespondojë me të
dhënat elektrike të shënuara në pllakën e emrit të
pompës.
Nëse një çelës niveli është lidhur te një pompë me
tre faza, stakuesi i qarkut për mbrojtjen e motorit
duhet të operohet në mënyrë magnetike.
Pompat një fazore kanë mbrojtje termike ndaj
mbingarkesës dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje
shtesë të motorit.
Nëse motori është i mbingarkuar, do të
ndalojë automatikisht. Kur motori ftohet në
Shënim
temperaturë normale, ai rifillon punën
automatikisht.
204
3.1 Kahu i drejtimit të rrotullimit
Vetëm pompat trefazore
Kontrolloni drejtimin e rrotullimit sa herë që pompa të
lidhet te një instalim i ri.
1. Pozicionoheni pompën në mënyrë që të shikoni
shtytësin.
2. Aktivizojeni pompën për një periudhë të shkurtër.
3. Kontrolloni rrotullimin e helikës. Drejtimi i duhur i
rrotullimit është treguar me një shigjetë në sitën e
inletit (në drejtim të akrepave të sahatit kur shihet
nga poshtë). Nëse shtytësi rrotullohet në
drejtimin e gabuar, kthejeni drejtimin e rrotullimit
duke shkëmbyer dy nga fazat e motorit.
Nëse pompa është e lidhur te një sistem tubacioni,
kontrolloni drejtimin e rrotullimit në këtë mënyrë:
1. Aktivizojeni pompën dhe kontrolloni cilësinë e ujit
ose presionit.
2. Ndalojeni pompën dhe ndërroni dy nga fazat e
motorit.
3. Aktivizojeni pompën dhe kontrolloni cilësinë e ujit
ose të presionit.
4. Ndalojeni pompën.
Krahasoni rezultatet e marra nën pikat 1 dhe 3.
Lidhja që jep sasinë më të madhe të ujit ose të
presionit më të lartë është drejtimi i duhur i
rrotullimit.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Unilift ap50Unilift ap35