Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Grundfos SL1 Serie Montage- Und Betriebsanleitung Seite 634

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für SL1 Serie:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

9.3
Drejtimi i rrotullimit
Pompa mund të niset për një periudhë shumë të
Shënim
shkurtër pa u zhytur për të kontrolluar drejtimin e
rrotullimit.
Kontrolloni drejtimin e rrotullimit përpara se të nisni pompën.
Një shigjetë në kafazin e motorit tregon drejtimin e rrotullimit të
korrentit. Drejtimi i rrotullimit të korrentit është në drejtimin e
akrepave të sahatit kur shihet nga sipër.
Kahu i drejtimit të rrotullimit
Drejtimi i rrotullimit duhet të kontrollohet në mënyrën e
mëposhtme çdo herë që pompa lidhet te një instalim.
Procedura
1. Lëreni pompën të varet nga një pajisje ngritëse, p.sh. çikrikun
e përdorur për ta ulur pompën në një cisternë.
2.
Niseni dhe ndaleni pompën ndërkohë që vëzhgoni lëvizjen
(dridhjen) e pompës. Nëse lidhet siç duhet, pompa do të
rrotullohet në drejtimin e akrepave të sahatit, d.m.th. do të
dridhet në drejtimin kundër akrepave. Shih fig. 15.
3.
Nëse drejtimi i rrotullimit është i gabuar, ndërroni dy prej
çdonjërës fazë në kabllon e furnizimit me energji. Shih fig.
6ose 8.
Fig. 15
Drejtimi i dridhjes
634
10. Mirëmbajtja dhe servisi
Paralajmërim
Gjatë mirëmbajtjes dhe servisit, përfshi
transportimin te ofiçina e servisit, mbështeteni
gjithnjë pompën me anë të zinxhirëve të ngritjes ose
vendoseni në pozicionin horizontal për të siguruar
qëndrueshmërinë.
Paralajmërim
Përpara se të vini në punë pompën, sigurohuni që
siguresat të jenë hequr ose çelësi i energjisë
elektrike të jetë çaktivizuar. Sigurohuni që furnizimi
me energji elektrike të mos ndizet aksidentalisht.
Sigurohuni që të gjitha pajisjet mbrojtëse të jenë
lidhur saktë.
Paralajmërim
Përpara se të filloni punën te pompa, sigurohuni që
çelësi i energjisë elektrike të jetë bllokuar në
pozicionin 0.
Të gjitha pjesët që rrotullohen duhet të ndalojnë
lëvizjen.
Paralajmërim
Puna e mirëmbajtjes te pompat me mbrojtje kundër
shpërthimit duhet bërë nga Grundfos ose një ofiçinë
servisi e autorizuar nga Grundfos.
Megjithatë, kjo nuk aplikohet për komponentët
hidraulikë, si për shembull kafazin e pompës,
shtytësin, etj.
Paralajmërim
Kabllo duhet të zëvendësohet vetëm nga Grunfos
ose një ofiçinë servisi e autorizuar nga Grundfos.
Përpara se të bëni mirëmbajtjen dhe servisin, sigurohuni që
pompa të jetë pastruar mirë me ujë të pastër. Shpëlani pjesët e
pompës në ujë pasi t'i çmontoni.
10.1
Inspektimi
Pompa që funksionon normalisht duhet të inspektohet çdo
3000 orë pune ose të paktën një herë në vit. Nëse lëngu i
pompuar ka shumë baltë ose rërë, inspektojeni pompën në
intervale më të shkurtra.
Kontrolloni pikat e mëposhtme:
Konsumi i energjisë
Shih pllakën e emrit të pompës.
Niveli i vajit dhe kushtet e vajit
Kur pompa është e re ose pasi të jetë ndërruar fuarnicioni i
boshtit, kontrolloni nivelin e vajit dhe përmbajtjen e ujit pas një
jave funksionimi. Nëse ka më shumë se 20% lëng shtesë (ujë)
në ndarjen e vajit, guarnicioni i boshtit ka defekt. Vaji duhet
ndërruar pas 3000 orë funksionimi ose një herë në vit.
Përdorni vajin Shell Ondina 919 ose një lloj të ngjashëm.
Shih pjesën
10.2.1 Ndërrimi i
Hyrja e kabllos
Sigurohuni që hyrja e kabllos të mos lejojë hyrjen e ujit
(kontrollojeni me sy) dhe që kabllo të mos jetë përthyer dhe/
ose përkulur shumë.
Pjesët e pompës
Kontrolloni shtytësin, kafazin e pompës, etj. për konsum të
përgjithshëm. Zëvendësojini pjesët me defekt.
Shih pjesën
10.2.2 Heqja e kafazit të pompës dhe
vajit.
shtytësit.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Slv serie

Inhaltsverzeichnis