Shqip
► Dorezën aktivizuese (10) te timoni (11)
shtypeni dhe mbani të shtypur.
► Tërhiqeni ngadalë dorezën e motorit (12) në
drejtim të udhëzuesit të kabllos (13).
► Kapeni dorezën e ndezjes (12) në udhëzuesin
e kabllos (13).
► Lironi dorezën aktivizuese (10).
► Vendosni kapuçin e kandelës
Timoni nuk duhet të hiqet përsëri.
6.2
Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
Specifikimi i vajit të motorit dhe sasia e mbushjes
përcaktohen në udhëzimet e përdorimit të
motorit.
UDHËZIM
■ Motori nuk vjen kurrë i mbushur me vaj në
çastin e dorëzimit. Nisja e motorit pa vaj apo
me pak vaj motori mund ta dëmtojë korrësen e
barit.
► Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo procesi nisjeje dhe rimbusheni me vaj
motori nëse është nevoja.
► Mbusheni vajin e motorit sipas përshkrimit në
udhëzimet e përdorimit të motorit.
328
7 Rimbushja e korrëses së barit me karburant
7
Rimbushja e korrëses së
barit me karburant
7.1
Mbushja me karburant e
kositëses së barit
UDHËZIM
■ Nëse kositësja e barit nuk furnizohet me
karburantin e duhur, kositësja e barit mund të
dëmtohet.
► Vini re udhëzimet e përdorimit të motorit.
► Fikeni motorin.
► Vendoseni kositësen e barit mbi një sipërfaqe
të rrafshët.
► Zonën rreth kapakut të serbatorit të karburantit
pastrojeni me një leckë të lagur.
► Rrotullojeni kapakun e serbatorit (1) në drejtim
kundërorar derisa kapaku mbyllës i rezervuarit
të karburantit të hiqet.
► Hiqni kapakun e rezervuarit të karburantit.
► Mbusheni me karburant në mënyrë të tillë që
mos të derdhet dhe pjesa e serbatorit të jetë të
paktën 15 mm e lirë.
► Vendosni kapakun mbyllës në serbator.
► Rrotullojeni kapakun e serbatorit në drejtim
orar dhe shtrëngojeni me dorë.
Rezervuari i karburantit është i mbyllur.
8
Konfigurimi i kositëses së
barit për përdoruesin
8.1
Hapni timonin
► Fikeni motorin.
► Hiqni kapuçin e kandelës.
► Vendoseni kositësen e barit mbi një sipërfaqe
të rrafshët.
0478-111-9972-A