Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Philips Expression MR400 Nachtrag Zur Bedienungsanleitung Seite 304

Inhaltsverzeichnis

Werbung

12 Te hyrja e kapitullit "Monitorimi i NIBP", është shtuar teksti vijues:
Shkurtimet NBP dhe NIBP nënkuptojnë që të dyja presion joinvaziv i gjakut.
Manshetat NBP dhe tubat bashkues të ripërdorshëm janë menduar për përdorim nga shumë pacientë.
PARALAJMËRIM: Mbani tubin bashkues të presionit 6 cm jashtë fushës së shikimit për të parandaluar artefakte B0.
13 Në kapitullin "Monitorimi i NIBP", janë shtuar seksionet vijuese:
Përdorimi i synuar
Përdorimi i manshetës NBP mundëson përdorimin e synuar të sistemit MRI të përputhshëm dhe të lidhur të monitorimit
të pacientit.
Sistemi MRI i monitorimit të pacientit synohet të përdoret për të monitoruar shenjat jetësore të pacientëve që u
nënshtrohen procedurave MRI dhe për të ofruar sinjalet për sinkronizim për skanerin MRI. Sistemi MRI i monitorimit të
pacientit është parashikuar për përdorim nga profesionistë të kujdesit shëndetësor.
Sistemi MRI i monitorimit të pacientit ofron monitorim për parametrin vijues të shenjave jetësore: presioni joinvaziv i
gjakut.
Treguesit për përdorimin
Manshetat NBP janë parashikuar për përdorim kur gjatë procedurave MRI nevojitet monitorimi joinvaziv i presionit të
gjakut, i presionit sistolik, diastolik dhe i presionit mesatar arterial.
14 Në kapitullin "Mirëmbajtja dhe zgjidhja e problemeve", në seksionin "Pastrimi, dezinfektimi dhe kontrolli për dëmtime", në
nënseksionin "Pastrimi, dezinfektimi dhe kontrolli i aksesorëve", është ndryshuar teksti si më poshtë:
Gjatë procesit të pastrimit, kontrolloni aksesorin nëse ka dëmtime. Gjatë përdorimit ose pastrimit aksesorët ekspozohen
ndaj situatave ku mund të dëmtohen. Përpara çdo përdorimi, kontrolloni me kujdes aksesorët dhe paketimin për shenjat
e dëmtimit të renditura më poshtë.
Konsiderohet që jetëgjatësia e pajisjes përfundon kur pajisja paraqet shenja dëmtimi si:
• Plasaritje, vrima, çarje, gërryerje, të prera etj.
• Plasaritje ose shenja të tjera dëmtimi në bashkues, duke përfshirë shtrembërim ose dëmtim të kunjave.
• Papastërti që nuk mund të hiqen duke ndjekur udhëzimet e pastrimit.
Aksesorët njëpërdorimësh duhet të asgjësohen pas çdo përdorimi.
15 Në kapitullin "Mirëmbajtja dhe zgjidhja e problemeve", në seksionin "Pastrimi, dezinfektimi dhe kontrolli për dëmtime", në
nënseksionin "Pastrimi, dezinfektimi dhe kontrolli i aksesorëve", është modifikuar paralajmërimi më poshtë:
PARALAJMËRIM: Plasaritjet, çarjet, të prerat dhe gërryerja kufizojnë procedurat standarde të pastrimit dhe për rrjedhojë
përbëjnë një rrezik të mundshëm për pacientët dhe personelin. Përpara çdo përdorimi, kontrolloni me kujdes aksesorët
dhe paketimin për shenja dëmtimi. Nëse shihni ndonjë shenjë dëmtimi te ndonjë aksesor, ndërpritni menjëherë
përdorimin
16 Në kapitullin "Mirëmbajtja dhe zgjidhja e problemeve", në seksionin "Pastrimi, dezinfektimi dhe kontrolli për dëmtime", në
nënseksionin "Pastrimi, dezinfektimi dhe kontrolli i aksesorëve", është shtuar deklarata vijuese e kujdesit:
KUJDES: Për të parandaluar hyrjen e lëngjeve, mos kryeni pastrim të automatizuar të aksesorëve.
300
Sistemi MRI i monitorimit të pacientit "Expression Model MR400", shtojca e udhëzimeve të përdorimit

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis