Përgatitja për përdorim
Shkarkoni aplikacionin Baby Monitor+
Philips Avent
Baby Monitor+
20
Create new account
Log in
Rrezja e frekuencës së funksionimit: 2412 - 2472 MHz
Fuqia maksimale e radiofrekuencës: ≤20 dBm e.i.r.p
*Njësia e ushqimit:
Modeli: ASSA105x-050100 (x = E (spinë për BE) / x = B (spinë për MB))
Hyrja: 100-240 V~, 50/60 Hz, 0,35 A
Dalja: 5,0 Vdc, 1,0 A, 5,0 W
Efikasiteti aktiv mesatar: ≥ 73.62 %
Konsumi i energjisë pa ngarkesë: <0.1 W
Për të përjetuar dhe aktivizuar plotësisht funksionalitetet SenseIQ dhe
përkthimin e të qarës, ju rekomandojmë të shkarkoni aplikacionin Baby
Monitor+ përpara se të përdorni monitorin e foshnjës.
Me aplikacionin Philips Avent Baby Monitor+, ju mund ta shihni dhe dëgjoni
foshnjën tuaj dhe të kontrolloni mirëqenien e saj nga kudo në botë duke
përdorur rrjetin Wi-Fi ose internetin e telefonit celular.
Para se të filloni procedurën e konfigurimit, sigurohuni që:
- Keni akses në internet me valë (2.4 GHz Wi-Fi).
- Keni një sinjal të mirë Wi-Fi.
Shënim: Nëse përdorni një përforcues rrjeti Wi-Fi, sigurohuni që ruteri dhe
përforcuesi juaj i rrjetit Wi-Fi të kenë të njëjtin SSID (emri i rrjetit) dhe që të
përdorni të njëjtin fjalëkalim për ruterin dhe përforcuesin. Gjithashtu sigurohuni
që përforcuesi i rrjetit Wi-Fi mbështet rrjet Wi-Fi 2.4 GHz.
- Keni në dorë fjalëkalimin e rrjetit tuaj Wi-Fi. Lidheni gjithmonë monitorin e
foshnjës me një rrjet të sigurt (shih «Siguria dhe privatësia»).
1 Shkarkoni aplikacionin. Skanoni kodin QR ose kërkoni fjalët kyçe «Philips
Avent Baby Monitor+» në «App Store» ose «Google Play Store».
2 Hapni aplikacionin.
Këshillë: Lidheni telefonin tuaj me internetin përmes rrjetit Wi-Fi. Përdorimi i
lidhjes në internet mund të përfshijë tarifa shtesë nga operatori juaj, në varësi të
pajtimit tuaj.
3 Krijoni llogarinë tuaj duke ndjekur udhëzimet në ekran.
a Sigurohuni që të përdorni një adresë email-i funksionale në të cilën mund
t'ju kontaktojnë gjithmonë.
b Përdorni një fjalëkalim të fortë (shihni seksionin «Fjalëkalimet e forta»).
c Kur të merrni email-in e verifikimit, ndiqni udhëzimet në email për të
vazhduar me krijimin e llogarisë tuaj.
4 Konfiguroni monitorin e foshnjës duke ndjekur udhëzimet në aplikacion.
823
Shqip