Aplikacioni
Problemi
Nuk mund të lidhem me
monitorin e foshnjës. Çdo
herë me del ekrani i
problemit me lidhjen.
Çfarë problemi ka?
Kam probleme me
leximin e kodit QR të
telefonit tim inteligjent
nga monitori i foshnjës.
Çfarë mund të bëj?
E humbas shpesh lidhjen
me aplikacionin. Çfarë
problemi ka?
Përse nuk shoh dot
transmetim video të
drejtpërdrejtë në
aplikacion?
Zgjidhja
Sigurohuni që pajisja juaj inteligjente të përdorë të njëjtin rrjet Wi-Fi me të cilin
dëshironi të lidhni monitorin e foshnjës.
Kontrolloni dritën e gjendjes së njësisë së foshnjës, nëse po pulson me ngjyrë të
kuqe, fjalëkalimi i Wi-Fi i vendosur është i gabuar. Rinisni procesin e
konfigurimit. Rivendosni fjalëkalimin e Wi-Fi dhe sigurohuni që fjalëkalimi të
jetë i saktë.
Ndoshta SSID-ja e ruterit (emri i rrjetit) ose fjalëkalimi përmbajnë simbole të
veçanta. Nëse po, ndryshoni përkatësisht emrin e SSID-së ruterit ose fjalëkalimin.
Nëse drita e gjendjes kthehet në të kuqe të qëndrueshme gjatë përpjekjes për
t'u lidhur, monitori i foshnjës është lidhur me sukses me ruterin, por nuk arrin të
lidhet me internetin. Më pas kontrolloni nëse keni akses në Wi-Fi 2.4 GHz duke u
përpjekur të hyni në aplikacione të tjera si YouTube, Facebook, etj. Nëse
aplikacionet e tjera nuk përgjigjen, ju lutemi të siguroheni që keni akses në
internet. Nëse ka akses në internet, serveri mund të jetë përkohësisht i
padisponueshëm. Ju lutemi, provoni ta konfiguroni përsëri më vonë.
Ndoshta po përpiqeshit ta lidhnit monitorin e foshnjës me një rrjet 5 GHz.
Ju lutemi të kontrolloni që keni zgjedhur një SSID të një rrjeti që mbështet
brezin 2.4 GHz.
Sigurohuni që ta mbani kodin QR përafërsisht në distancën 20 cm / 7.8 inç nga
objektivi i monitorit të foshnjës. Provoni ta lëvizni pajisjen inteligjente pakëz lart,
poshtë, majtas ose djathtas për t'u siguruar që kodi QR të jetë drejtpërdrejt
përpara objektivit të monitorit të foshnjës. Gjithashtu ju mund të provoni ta
zhvendosni pajisjen inteligjente më afër ose më larg objektivit të monitorit të
foshnjës për të mundësuar fokusimin e duhur. Sigurohuni që të ketë dritë të
mjaftueshme në dhomë, por shmangni dritën shumë të fortë. Kur monitori i
foshnjës ka lexuar kodin QR, ju dëgjoni një tingull konfirmimi dhe drita e
gjendjes së njësisë së foshnjës bëhet e bardhë.
Ndoshta një pjesë e dorës suaj mbulon kodin QR. Mbajeni pajisjen tuaj në një
mënyrë të tillë që dora juaj të mos mbulojë kodin QR.
Nëse drita e gjendjes në pjesën e përparme të monitorit të foshnjës është e
bardhë e qëndrueshme dhe ju vazhdoni ta humbisni lidhjen, mund të ketë një
problem me lidhjen e internetit të ruterit, telefonit inteligjent ose monitorit tuaj
të foshnjës. Kontrolloni sinjalin e rrjetit Wi-Fi në telefonin tuaj inteligjent ose
shpejtësinë 4G ose 5G duke u përpjekur të shikoni një film, p.sh. në YouTube.
Ose riparametrizoni ruterin tuaj Wi-Fi.
Kontrolloni fuqinë e sinjalit të Wi-Fi në faqen e cilësimeve të aplikacionit dhe që
funksionon më mirë kur tregon «Shkëlqyeshëm» ose «Mirë».
Ndoshta janë tashmë tre persona që po monitorojnë foshnjën tuaj. Aplikacioni
lejon vetëm tre persona të shikojnë njëkohësisht. Nëse keni të drejta
administratori, ju mund t'i hiqni aksesin njërit prej vizitorëve që të mund të
shikoni vetë.
Ndoshta është aktivizuar modaliteti i privatësisë gjë që do të shkëputë
përkohësisht lidhjen me njësinë e foshnjës. Ju mund ta çaktivizoni modalitetin e
privatësisë në njësinë e prindit. (shihni kapitullin «Modaliteti i privatësisë»)
863
Shqip