Përdorimi i monitorit të foshnjës
Si të lidhni njësinë e foshnjës me të prindit
Kur njësia e prindit nuk është e lidhur me energjinë elektrike dhe bateria është
pothuajse bosh (më pak se 10%), drita e gjendjes së baterisë pulson në ngjyrë
portokalli dhe do të dëgjohet sinjalizimi i baterisë së ulët.
Nëse bateria e njësisë së prindit është shkarkuar dhe nuk është e lidhur me
energjinë elektrike, njësia e prindit do të fiket dhe lidhja me njësinë e foshnjës do
të shkëputet.
Këshillë: Mbajeni njësinë e prindit të lidhur me energjinë elektrike gjatë natës
pasi nëse bateria mbaron, tingulli i sinjalizimit të baterisë së ulët mund t'ju
zgjojë.
Këshillë: Për të kursyer baterinë, fikeni njësinë e prindit kur nuk është në
përdorim.
Shënim: Bateria shkarkohet gradualisht dhe shumë ngadalë, edhe kur njësia e
prindit është e fikur.
Nëse drita e gjendjes së baterisë në njësinë e prindit tregon një ngjyrë të kuqe të
qëndrueshme kur është e lidhur me energjinë elektrike, kjo do të thotë se ka një
problem me baterinë dhe se duhet të kontaktoni Qendrën e Kujdesit ndaj
Konsumatorit në vendin tuaj.
Për lidhjen më të mirë të mundshme, mbajeni njësinë e foshnjës dhe ruterin Wi-
Fi në të njëjtën dhomë. Muret e trasha ose pajisjet e tjera elektronike mund të
çrregullojnë sinjalin.
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për 1.5 sekonda për të ndezur njësinë e
foshnjës.
Shënim: Njësia e foshnjës do të ndizet automatikisht sapo ta futni në prizë.
2 Kur ndizet njësia e foshnjës, drita e gjendjes bëhet për pak çaste portokalli
gjatë procesit të ndezjes.
835
Shqip