Herunterladen Diese Seite drucken

Philips AVENT SCD971 Bedienungsanleitung Seite 821

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AVENT SCD971:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 147
Rrezik
Paralajmërim
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
-
Mos zhysni kurrë asnjë pjesë të monitorit të foshnjës në ujë apo në lëngje të
tjera. Mos e vini pajisjen aty ku mund të pikohet apo laget nga uji apo lëngje
të tjera. Mos e përdorni kurrë monitorin e foshnjës në vende me lagështirë
apo pranë ujit.
-
Mos i vendosni kurrë sende përsipër monitorit të foshnjës dhe mos e mbuloni.
Mos ia bllokoni asnjë vrimë të ajrimit. Instalojeni në përputhje me udhëzimet
e prodhuesit.
-
Kabllo e gjatë. Rrezik mbytjeje!
-
Kontrolloni nëse tensioni i treguar në ushqyes korrespondon me tensionin
lokal përpara se të lidhni pajisjen.
-
Mos i modifikoni apo prisni pjesët e ushqyesit dhe të kordonit të tij, pasi kjo
shkakton situata të rrezikshme.
-
Përdorni vetëm ushqyesin e dhënë.
-
Nëse ushqyesi është i dëmtuar, ndërrojeni gjithnjë me një tip origjinal për të
shmangur rrezikun.
-
Mbajeni monitorin e foshnjës dhe aksesorët përkatës larg foshnjës dhe
fëmijëve tuaj.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e
njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen
në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
-
Mbrojeni kordonin elektrik nga shkelja apo përkulja, sidomos te spinat, pikat
e kapjes dhe në pikën nga ku dalin nga pajisja.
-
Sigurohuni ta vendosni monitorin e foshnjës në mënyrë të atillë që kordoni të
mos pengojë dyert apo vendkalimet. Nëse e vendosni monitorin e foshnjës në
një tryezë apo në një mobilie të ulët, mos e lini kordonin elektrik të varet nga
tryeza apo mobilia. Sigurohuni që kordoni të mos rrijë në dysheme ku përbën
rrezik pengimi.
-
Mbajini materialet e paketimit (tako kartoni, etj.) larg vendeve ku mund të
arrihen nga fëmijët, pasi nuk janë lodra.
-
Për të parandaluar elektroshokun, mos e hapni kasën e njësisë së foshnjës
apo të prindit.
-
Përdoreni këtë produkt vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni këtë
informacion me kujdes përpara se të përdorni produktin dhe bateritë e
aksesorët e tij, dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund
të shkaktojë rreziqe dhe lëndime të rënda. Aksesorët e ofruar mund të
ndryshojnë për produkte të ndryshme.
-
Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi «Philips». Përdorni vetëm *serinë
ASSA105X-050100 (x=B ose E) të bllokut të shkëputshëm të ushqimit.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga xx °C deri në
xx °C.
821
Shqip

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Avent scd973