NJËSIA E PRINDIT
Pse nuk mund të krijoj një
lidhje midis njësisë së
prindit dhe njësisë së
foshnjës? Përse bie herë
pas here lidhja? Përse ka
ndërprerje të zërit?
Pse reagon kaq shpejt
aplikacioni/njësia e
prindit ndaj tingujve të
tjerë të ndryshëm nga ata
që nxjerr foshnja ime?
Pse nuk dëgjoj asnjë
tingull nga njësia e
prindit? Pse nuk
transmeton tinguj njësia
e prindit?
Përse kam interferencë në
njësinë e prindit? Përse
dridhet ekrani i videos në
njësinë e prindit? Përse
lëshon një gumëzhimë
njësia e prindit?
Njësia e foshnjës dhe njësia e prindit ndoshta janë afër kufijve të jashtëm të
rrezes së funksionimit ose ka interferencë nga pajisje të tjera me valë 2.4 GHz.
Provoni një pikë tjetër, zvogëloni distancën mes njësive ose fikini pajisjet e tjera
me valë 2.4 GHz (laptopë, celularë, mikrovalë etj.).
Ndoshta lidhja me ruterin e njësisë së foshnjës nuk është e fortë apo e
qëndrueshme.
Kontrolloni fuqinë e sinjalit të ruterit të njësisë tuaj të foshnjës në aplikacionin
Baby Monitor+, nëse është i dobët, provoni ta lëvizni ruterin më pranë njësisë së
foshnjës ose të përdorni përforcues rrjeti Wi-Fi për të siguruar një lidhje të fortë
dhe të qëndrueshme për një performancë optimale.
Niveli i ndjeshmërisë mund të jetë caktuar gjithashtu shumë i lartë. Kur foshnja
juaj lëshon tinguj të lehtë, ndjeshmëria duhet caktuar më lart. Megjithatë, sa më
e zhurmshme të jetë dhoma e fëmijës, aq më të ulët mund ta caktoni niveli e
ndjeshmërisë. Mund ta ndryshoni ndjeshmërinë e monitorit të foshnjës në
menynë e njësisë së prindit.
Ndoshta njësia e prindit është në cilësimin pa zë. Riktheni zërin duke shtypur
pjesën e sipërme të butonit të komandimit dhe rregulloni volumin.
Ndoshta është çaktivizuar zëri në aplikacion. Riktheni zërin duke shtypur ikonën
e heqjes së zërit në ekranin e videos.
Ndjeshmëria e caktuar është shumë e ulët. Rrisni ndjeshmërinë në menynë e
njësisë së prindit ose në aplikacion në një nivel më të lartë.
Njësia e foshnjës mund të jetë shumë larg foshnjës tuaj. Për diktim optimal të
tingujve, sigurohuni që njësia e foshnjës të mos jetë më larg se 1.5 metra nga
foshnja juaj.
Mund të ketë interferenca nëse njësia e prindit është jashtë rrezes së njësisë së
foshnjës. Nëse ka shumë mure ose tavane midis njësisë së prindit dhe njësisë së
foshnjës. Ose kur janë të ndezura pajisje të tjera me valë 2.4 GHz (p.sh.
mikrovalë, ruter Wi-Fi).
Vendoseni njësinë e prindit diku tjetër, më pranë njësisë së foshnjës, ose fikni
pajisjet e tjera me valë.
861
Shqip