824
Shqip
Siguria dhe privatësia
Siguria e rrjetit
Mos e përdorni aplikacionin në një rrjet Wi-Fi të pasigurt. Ju këshillojmë që ta
përdorni monitorin e foshnjës vetëm në një rrjet Wi-Fi të mbrojtur me enkriptim
WPA2 ose më të lartë. Me aplikacionin, ju mund të përdorni gjithashtu rrjetin e
internetit të telefonit tuaj (shpesh i referuar si 4G ose 5G).
Hotspot-et me Wi-Fi në vende publike, si në aeroporte dhe hotele, janë të
volitshme, por shpesh nuk janë të sigurta.
Ju këshillojmë që ta përdorni monitorin e foshnjës vetëm në një rrjet Wi-Fi të
mbrojtur me enkriptim WPA2 ose më të lartë. Ju këshillojmë që të mos e
përdorni monitorin e foshnjës në një rrjet që përdor enkriptim WEP.
Shënim: Rrjetet Wi-Fi që nuk kërkojnë fjalëkalim nuk janë të sigurta.
Fjalëkalimet e forta
Fjalëkalimet janë thelbësore për të mbrojtur rrjetin Wi-Fi dhe llogarinë tuaj nga
aksesi i paautorizuar. Sa më i fortë fjalëkalimi juaj, aq më të mirëmbrojtur janë
rrjeti Wi-Fi dhe llogaria juaj.
Rregullat për një fjalëkalim të fortë janë:
1 Ka të paktën 8 karaktere.
2 Nuk përmban emrin tuaj, emrin e foshnjës suaj, një emër tjetër të vërtetë apo
një emër marke.
3 Nuk përmban një fjalë të plotë.
4 Është shumë i ndryshëm nga fjalëkalimet që keni përdorur më parë.
5 Përmban të paktën 3 nga 4 llojet e karaktereve të mëposhtme:
a Shkronja të mëdha (A - Z)
b Shkronja të vogla (a - z)
c Karaktere numerike (0 - 9)
d Karaktere të veçanta (p.sh., #$%&).
Siguria e të dhënave personale
Për të fshirë dhe për rrjedhojë, për të mbrojtur të dhënat tuaja personale,
rikthejeni njësinë e foshnjës në parametrat e fabrikës duke mbajtur të shtypur
gjatë butonin e ndezjes/fikjes për 10 sekonda kur njësia e foshnjës të jetë e
ndezur, përpara se të hidhni pajisjen. Këshillohet fuqimisht që ta shkëputni
njësinë e foshnjës nga aplikacioni Philips Avent Baby Monitor+ duke zgjedhur
opsionin «Shkëputni monitorin e foshnjës» në cilësimet e njësisë së foshnjës të
aplikacionit.
Nëse jeni një pronar i dorës së dytë, ju këshillojmë që të kryeni hapat vijues për ta
rikthyer njësinë e foshnjës në parametrat e fabrikës për të siguruar pajisjen:
1 Ndizni njësinë e foshnjës.
2 Pasi drita LED të ketë ndryshuar nga portokalli në të gjelbër ose në të bardhë,
shtypni butonin e ndezjes/fikjes për më shumë se 10 sekonda derisa drita LED
të pulsojë midis së gjelbrës dhe portokallisë dhe njësia e foshnjës do të
rikthehet në parametrat e fabrikës.
Nëse nuk kryeni rikthimin në parametrat e fabrikës, Philips nuk do të mbajë
përgjegjësi për performancën dhe funksionalitetet e pajisjes dhe privatësia juaj
mund të cenohet.