820
Shqip
Informacion i rëndësishëm sigurie
E RËNDËSISHME
37 Kllapa e mbërthyesit në mur
38 mbërthyesi 2-në-1 (mbërthyesi në krevatin e foshnjës dhe mbërthyesi në mur)
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të
pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Ky monitor foshnjash synohet për përdorim ndihmës. Nuk zëvendëson
mbikëqyrjen e përgjegjshme dhe të duhur prej të rriturve dhe nuk duhet
përdorur për qëllime të tilla.
Mos e lini kurrë foshnjën vetëm në shtëpi. Sigurohuni që të jetë gjithnjë dikush i
pranishëm për t'u kujdesur për foshnjën dhe për t'iu përgjigjur nevojave të saj.
Deklaratë për përjashtimin e përgjegjësisë
Vini re se këtë monitor foshnjash e përdorni nën përgjegjësinë tuaj. Koninklijke
Philips N.V. dhe filialet e saj nuk janë përgjegjëse për përdorimin e këtij monitori
foshnjash apo përdorimin e tij prej jush dhe kësisoj ne nuk marrin përsipër asnjë
përgjegjësi në lidhje me përdorimin prej jush të këtij monitori foshnjash.
Monitori i foshnjave i lidhur Philips Avent Premium nuk është një pajisje
mjekësore. Aplikacioni Philips Avent Baby Monitor+ nuk është një
aplikacion mjekësor.
Monitori i foshnjave i lidhur Philips Avent Premium NUK është krijuar në asnjë
mënyrë për të diagnostikuar, trajtuar ose kuruar ndonjë sëmundje apo problem
tjetër që lidhet me shëndetin, duke përfshirë, por jo vetëm, sindromën e vdekjes
së papritur të foshnjave (SVPF) dhe, si pasojë, NUK është një pajisje mjekësore. Ky
monitor foshnjash është krijuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe është një
produkt i lidhur për konsumatorët, i krijuar dhe i menduar për t'ju ndihmuar që
të kuptoni se si fle, lëviz dhe qan një foshnjë.
Ky produkt NUK është krijuar për të zbuluar ndalimet e frymëmarrjes,
çrregullimet e frymëmarrjes apo probleme të tjera mjekësore. Ky produkt NUK
do t'i njoftojë përdoruesit për të gjitha gjërat që mund të shfaqë foshnja e tyre,
të tilla si çrregullimet e frymëmarrjes apo të gjumit, mënyrat e sjelljes, të qarat
dhe/ose gjendja aktuale.
Monitori i foshnjave i lidhur Philips Avent Premium nuk duhet të zëvendësojë
asnjëherë mbikëqyrjen e një të rrituri dhe as nuk duhet të ndikojë në vendimin
për t'u këshilluar me një profesionist mjekësor. Përdoruesit duhet të këshillohen
me një profesionist mjekësor nëse janë të shqetësuar për shëndetin e foshnjës së
tyre dhe nuk duhet të mbështeten ASNJËHERË vetëm në të dhënat e shfaqura
nga ky produkt për të diagnostikuar dhe për të marrë vendime mjekësore për
shëndetin dhe kujdesin e foshnjës së tyre.
Ndiqni gjithmonë udhëzimet zyrtare për gjumin e sigurt, shëndetin dhe kujdesin
për të garantuar shëndetin dhe mirëqenien e foshnjës suaj