Shqip
■ Bateria nuk është e mbrojtur nga të gjitha
ndikimet e jashtme. Nëse bateria ekspozohet
ndaj ndikimeve të caktuara mjedisore, mund të
marrë flakë, të shpërthejë ose të dëmtohet
përtej çdo riparimi. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Mbrojeni baterinë nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos e hidhni baterinë në zjarr.
► Mos e karikoni, përdorni dhe ruani baterinë
jashtë kufijve të përcaktuar të temperaturës,
19.6.
► Mbroni baterinë nga shiu dhe nga
lagështia dhe mos e zhytni në
lëngje.
► Mbajeni baterinë larg pjesëve të vogla
metalike.
► Baterinë mos e ekspozoni nën presion të
lartë.
► Baterinë mos e ekspozoni në Mikrovalë.
► Mbroni baterinë prej kemikaleve dhe prej
kripës.
4.5.3
Karikuesi
PARALAJMËRIM
■ Vëzhguesit, fëmijët nuk mund ti njohin dhe
vlerësojnë rreziqet prej karikuesit dhe rrymës
elektrike. Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët
mund të lëndohen rëndë ose të vriten.
► Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët mbani larg.
► Sigurohuni, që fëmijët të mos mund të
luajnë me karikuesin.
■ Karikuesi nuk është i mbrojtur nga uji. Nëse
punohet në shi ose në një ambient me
lagështi, mund të shkaktohet një goditje
elektrike. Përdoruesi mund të lëndohet dhe
karikuesi mund të dëmtohet.
► Mos e përdorni në shi dhe jo në një
ambient me lagështi.
■ Karikuesi nuk është i mbrojtur nga të gjitha
ndikimet e jashtme. Nëse karikuesi i
ekspozohet ndikimeve të caktuara mjedisore,
atëherë karikuesi mund të digjet ose të
eksplodojë. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
dhe mund të shkaktohen dëme materiale.
► Karikuesin përdoreni vetëm në hapësira të
mbyllura dhe të thata.
► Mos e përdorni karikuesin në hapësira të
ndjeshme ndaj zjarrit dhe hapësira
eksplozive.
562
► Mos e përdorni karikuesin në sipërfaqe të
ndjeshme ndaj zjarrit.
► Mos e përdorni apo ruani karikuesin jashtë
kufijve të përcaktuar të temperaturës,
19.6.
■ Njerëzit mund të pengohen tek kabllot lidhëse.
Njerëzit mund të lëndohen dhe karikuesi mund
të dëmtohet.
► Kabllon lidhëse shtrojeni shtruar mbi tokë.
4.6
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1
Kositës bari
Kositësja e barit është në gjendje të rregullt
sigurie, nëse i përmbush kushtet e mëposhtme:
– Kostësja e barit është e padëmtuar.
– Kositësja e barit është e pastër dhe e thatë.
– Elementet operative funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
– Thika është montuar si duhet.
– Aksesori origjinal STIHL për këtë kositëse bari
është montuar si duhet.
– Aksesorët janë montuar si duhet.
PARALAJMËRIM
■ Në një gjendje jo të rregullt sigurie,
komponentët mund të mos funksionojnë si
duhet dhe pajisjet e sigurisë të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose mund të
vriten.
► Punoni me një kositëse bari jo të dëmtuar.
► Nëse kositësja e barit është e ndotur ose e
lagur: Pastrojeni dhe lëreni të thahet.
► Mos e ndryshoni kositësen e barit.
► Nëse elementet operative nuk funksionojnë:
mos punoni me kositësen.
► Montoni aksesor origjinal STIHL për këtë
kositëse bari.
► Mirëmbajeni tehun ashtu, siç është
përshkruar në këtë udhëzim për përdorim.
► Aksesorët montoni ashtu, siç është
përshkruar në këtë udhëzim për përdorim
ose në udhëzimin për përdorim të
aksesorëve.
► Mos veni gjësende në hapësirat e kositëses
së barit.
► Ndërroni pllakat udhëzuese të dëmtuara
ose të konsumuara.
► Nëse keni paqartësi: Kontaktoni një tregtar
të specializuar të STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
4 Udhëzime sigurie
0478-131-9981-A