Herunterladen Diese Seite drucken

Udhëzime Të Përgjithshme Dhe Specifike Sigurie Për Produktin - Stihl Rma 235.1 Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RMA 235.1:
Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
25 Udhëzime të përgjithshme dhe specifike sigurie për produktin
25 Udhëzime të përgjithshme
dhe specifike sigurie për
produktin
25.1
Hyrje
Ky kapitull riprodhon udhëzimet e përgjithshme
dhe specifike të sigurisë të produktit të
përshkruara dhe të para-formuluara në
standardin e produktit.
Me përjashtim të pikës c), udhëzimet e sigurisë
të dhëna nën "Siguria elektrike" për shmangien e
goditjes elektrike nuk vlejnë për produktet STIHL
me akumulator.
PARALAJMËRIM
■ Lexoni të gjitha udhëzimet e sigurisë,
udhëzimet e tjera, ilustrimet dhe të dhënat
teknike që jepen me këtë korrëse bari.
Mosndjekja e udhëzimeve të mëposhtme
mund të sjellë incidente elektroshoku, zjarri
dhe/ose lëndimi të rëndë. Ruajini diku të gjitha
udhëzimet e sigurisë dhe të tjera për përdorim
në të ardhmen.
25.2
Siguria në vendin e punës
a) Mbajeni zonën tuaj të punës të pastër dhe të
ndriçuar mirë. Rrëmuja ose zonat e
pandriçuara të punës mund të çojnë në
aksidente.
b) Mos punoni me korrësen e barit në ambiente
potencialisht shpërthyese që përmbajnë
lëngje, gazra ose pluhur të ndezshëm.
Korrëset e barit prodhojnë shkëndija që
mund të ndezin pluhurin ose tymrat.
c) Mbani larg fëmijët dhe njerëzit e tjerë gjatë
përdorimit të korrëses të barit. Nëse jeni të
shpërqendruar, mund të humbni kontrollin e
korrëses së barit.
25.3
Siguria elektrike
a) Spina lidhëse e kositëses së barit duhet të
përshtatet me prizën. Spina nuk guxon të
ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni
prizë adaptor bashkë me veglat elektrike me
siguri tokëzimi.Spina origjinale dhe priza e
përputhshme e zvogëlojnë rrezikun e një
goditjeje elektrike.
b) Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqet e
tokëzuara si gypat, nxehëset, soba elektrike
dhe frigoriferët.Ekziston një rrezik të lartë për
një goditje elektrike, kur trupi juaj është i
tokëzuar.
0478-131-9981-A
c) Mbani larg nga shiu dhe lagështia kositësen
e barit.Depërtimi i ujit në një kositëse bari e
rrit rrezikun e një goditjeje elektrike.
d) Mos e shpërdoroni kabllon lidhëse.
Asnjëherë mos e përdorni kabllon lidhëse,
për bajtjen, tërheqjen ose për të hequr
spinën e kositëses së barit. Mbani kabllon
lidhëse larg nga nxehtësia, vaji, këndet e
mprehta ose nga pjesët lëvizëse të pajisjeve.
Kabllot e dëmtuara ose të ngatërruara e risin
rrezikun e një goditjeje elektrike.
e) Kur punoni jashtë me një kositëse bari,
përdorni vetëm kabllo zgjatues të
përshtatshëm për përdorim në
natyrë.Përdorimi i një kabllo zgjatuesi të
përshtatshëm për përdorim në natyrë e
zvogëlon rrezikun nga një goditje elektrike.
Nëse përdorimi i kositëses në një hapësirë të
f)
lagësht është e pashmangshme, përdorni një
ndërprerës me siguresë mbrojtëse nga qarku
i shkurtër.Përdorimi i një ndërprerësi me
siguresë mbrojtëse nga qarku i shkurtë
eviton rrezikun nga një goditje elektrike.
25.4
Siguria e njerëzve
a) Jini vigjilentë, shikoni se çfarë po bëni dhe
përdorni sensin e shëndoshë kur përdorni
një korrëse bari. Mos përdorni një korrëse
bari kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e
drogës, alkoolit ose ilaçeve. Një moment
moskujdesi gjatë përdorimit të korrëses të
barit mund të rezultojë në lëndime të rënda.
b) Vishni pajisje mbrojtëse personale dhe
mbani gjithmonë syze mbrojtëse. Mbajtja e
pajisjeve mbrojtëse personale si maska
kundër pluhurit, këpucët e sigurisë që nuk
rrëshqasin, kapelja e mbrojtjes ose
mbrojtësja e veshëve, në varësi të llojit të
korrëses së barit dhe përdorimit, zvogëlon
rrezikun e lëndimit.
c) Shmangni ndezjen e paqëllimshme.
Sigurohuni që korrësja e barit të jetë e fikur
përpara se ta lidhni me energjinë dhe/ose
akumulatorin, ta merrni ose ta mbani. Mbajtja
e korrëses së barit me gishtin në çelës ose
lidhja e korrëses së barit me furnizimin me
energji elektrike gjatë kohës që është ndezur
mund të çojë në aksidente.
d) Hiqni veglat rregulluese ose çelësat përpara
se të përdorni korrësen e barit. Një mjet ose
çelës i kapur në një pjesë rrotulluese të
korrëses së barit mund të shkaktojë lëndim.
Shqip
581
loading