Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 235.1 Gebrauchsanleitung Seite 561

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RMA 235.1:
Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
4 Udhëzime sigurie
– Përdoruesi është i moshës madhore
ose përdoruesi trajnohet në përputhje
me rregulloren kombëtare nën
mbikëqyrje në një profesion.
– Përdoruesi ka marrë udhëzime nga një
tregtar i specializuar STIHL ose një
person ekspert, para se të punojë për
herë të parë me kositësen e barit.
– Përdoruesi nuk është nën ndikimin e
alkoolit, medikamenteve ose drogës.
► Nëse keni paqartësi: Kontaktoni një tregtar
të specializuar të STIHL.
4.4
Veshje dhe pajime
PARALAJMËRIM
■ Gjatë punës mund të hidhen sende me
shpejtësi të lartë. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Vishni pantallona të gjata prej materiali
rezistent.
■ Gjatë punës mund të ngrihet pluhur. Thithja e
pluhurit mund të jetë e dëmshme për
shëndetin dhe të shkaktojë reaksione
alergjike.
► Nëse ka pluhur: Mbani maskë kundër
pluhurit.
■ Veshjet e papërshtatshme mund të ngecin
nëpër pemë, shkurre dhe korrësen e barit.
Përdoruesit pa veshjen e duhur mund të
pësojnë lëndime të rënda.
► Vishni rroba të ngushta që rrinë pas trupit.
► Hiqini shallet dhe varëset.
■ Gjatë pastrimit, mirëmbajtjes apo bartjes
përdoruesi mund të bjerë në kontakt me
thikën. Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza mbrojtëse.
■ Nëse përdoruesi mban këpucë të
papërshtatshme, mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani këpucë që i rezistojnë konsumimit,
me qafë dhe me shollë që nuk rrëshqet.
■ Gjatë mprehjes së thikave mund të kërcejnë
grimca materiali. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Mbani syze të ngushta mbrojtëse. Syzet e
përshtatshme mbrojtëse testohen sipas
standardit EN 166 ose sipas normave
shtetërore dhe ofrohen në treg me shënimin
përkatës.
► Mbani doreza mbrojtëse.
0478-131-9981-A
4.5
Zona e punës dhe rrethina
4.5.1
Kositës bari
PARALAJMËRIM
■ Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët nuk mund t'i
njohin dhe vlerësojnë rreziqet prej kositëses
së barit dhe shpërndarjes së sendeve me
shpejtësi. Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët
mund të lëndohen rëndë dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët
mbani larg nga zona e punës.
► Mbani një distancë prej nga gjësendet.
► Kositësen e barit mos e leni pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
kositësen e barit.
■ Nëse punon në shi, përdoruesi mund të
rrëshqasë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose mund të vritet.
► Në rast se bie shi: Mos punoni.
■ Kositësja e barit nuk është e mbrojtur nga uji.
Nëse punohet në shi ose në një ambient me
lagështi, mund të shkaktohet një goditje
elektrike. Përdoruesi mund të lëndohet dhe
kositësja e barit mund të dëmtohet.
► Mos punoni në shi dhe jo në një ambient
me lagështi.
► Mos kositni bar të lagur.
■ Komponentët elektrikë të kositëses së barit
mund të krijojnë shkëndija. Shkëndijat në
hapësira eksplozive ose të ndjeshme ndaj
zjarrit, mund të shkaktojnë eksplodime ose
zjarre. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose të
vriten dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Mos punoni në hapësira të ndjeshme ndaj
zjarrit dhe eksplozive.
4.5.2
Bateria
PARALAJMËRIM
■ Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët nuk mund ti
njohin dhe vlerësojnë rreziqet nga bateritë.
Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë.
► Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët mbani larg.
► Baterinë mos e leni pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
baterinë.
Shqip
561
loading