4 Udhëzime sigurie
► Hiqni kapuçin e kandelës.
► Mbajini duart dhe këmbët larg tehut.
► Thikën prerëse gjatë rrotullimit mos
e prekni.
► Nëse thika prerëse është bllokuar
prej ndonjë sendi: fikeni motorin.
Vetëm pas kësaj hiqeni objektin.
Mos e prekni zonën e punës të tehut
kur motori është në punë.
■ Nëse kryeni punë pa njësinë e makinës, njësia
e drejtimit mund të ndizet pa dashje dhe
kositësja të fillojë të lëvizë. Njerëzit mund të
lëndohen rëndë dhe mund të shkaktohen
dëme materiale.
► Përdor dorezën aktivizuese për njësinë e
drejtimit vetëm nëse njësia e drejtimit duhet
të aktivizohet.
■ Nëse kositësja e barit gjatë punës ndryshon
ose sillet çuditshëm, kositësja e barit mund të
jetë në një gjendje jo të rregullt sigurie.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Leni punën, hiqeni baterinë dhe kontaktoni
një manovures STIHL.
■ Gjatë punës, mund të krijohen vibrime nga
kositësja e barit.
► Mbani doreza mbrojtëse.
► Bëni pushime.
► Nëse paraqiten shenja për pengesa të
qarkullimit të gjakut: Vizitoni mjekun.
■ Inspektoni zonën e prerjes dhe kushtojini
vëmendje pengesave. Nëse thika prerëse
gjatë punës takon një send të huaj, ka
mundësi që ky ose pjesë të tij të shpërndahen
me shpejtësi të madhe. Njerëzit mund të
lëndohen dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Hiqni objektet e huaja si gurë,
shkopinj, tela, lodra ose objekte të
tjera të huaja nga zona e punës.
Shënoni objektet e fshehura që nuk
mund të hiqen.
■ Kur doreza aktivizuese për kositësen e barit
lëshohet, thika prerëse rrotullohet edhe për një
kohë të shkurtër. Personat mund të lëndohen
rëndë.
► Prisni, derisa thika prerëse mos të
rrotullohet më.
► Vareni shportën e barit kur thika
prerëse mos të rrotullohet më.
0478-111-9963-A
► Adapterin për copëtimin e materialit
të kositur hiqeni vetëm kur thika nuk
rrotullohet më.
■ Nëse thika gjatë rrotullimit prek një objekt të
fortë, mund të formohen shkëndija. Shkëndijat
në hapësira të ndjeshme ndaj zjarrit, mund të
shkaktojnë zjarre. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë ose të vriten dhe mund të shkaktohen
dëme materiale.
► Mos punoni në hapësira të ndjeshme ndaj
zjarrit.
■ Objektet e forta që godasin thikën rrotulluese
mund të dëmtojnë kositësen e barit.
► Nëse një objekt i fortë godet thikën
rrotulluese, fikni motorin, hiqni bateritë dhe
kontrolloni kositësen e barit për dëmtime.
► Nëse kositësja e barit është e dëmtuar:
kontaktoni një tregtar të specializuar STIHL.
■ Nëse kositësja e barit është e parkuar në
sipërfaqe të pjerrëta, ajo mund të rrotullohet
pa dashje. Njerëzit mund të lëndohen dhe
mund të shkaktohen dëme materiale.
► Lëshojeni kositësen vetëm kur është në një
sipërfaqe të sheshtë dhe nuk mund të
rrotullohet vetë.
■ Nëse vendosni objekte në timon, kositësja e
barit mund të përmbyset për shkak të peshës
shtesë. Njerëzit mund të lëndohen dhe mund
të shkaktohen dëme materiale.
► Mos lidhni asnjë objekt në timon.
RREZIK
■ Nëse punoni në afërsi të kabllove përçues të
tensionit, thika mund të vijë në kontakt me
kabllot dhe ti dëmtojë ato. Përdoruesi mund të
lëndohet rëndë ose mund të vritet.
► Mos punoni në afërsi të kabllove përçues të
tensionit.
■ Nëse puna kryhet gjatë një stuhie, përdoruesi
mund të goditet nga rrufeja. Përdoruesi mund
të lëndohet rëndë ose mund të vritet.
► Në rast shtrëngatash: Mos punoni.
■ Nëse punon në shi, përdoruesi mund të
rrëshqasë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose mund të vritet.
► Në rast se bie shi: Mos punoni.
4.9
Transporti
PARALAJMËRIM
■ Gjatë bartjes, korrësja e barit mund të
përmbyset apo të lëvizë. Mund të lëndohen
njerëz dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Fikeni motorin.
Shqip
445