Shqip
– Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
– Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se të nisë punën për
herë të parë me korrësen e barit.
– Përdoruesi të mos jetë nën ndikimin e
alkoolit, mjekimeve apo drogave.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.4
Veshmbathja dhe pajimi
PARALAJMËRIM
■ Gjatë punës munden gjësendet me shpejtësi
të madhe të hidhen lartë. Përdoruesi mund të
lëndohet.
► Mbani pantallona të gjata prej materiali të
qëndrueshëm.
■ Gjatë punës bëhet zhurmë. Zhurma mund ta
dëmtojë dëgjimin.
► Mbani mbrojtëse dëgjimi.
■ Gjatë punës, mund të krijohet pluhur. Pluhuri i
thithur mund të dëmtojnë shëndetin dhe të
shkaktojnë reaksione alergjike.
► Nëse krijohet pluhur: mbani maskë
mbrojtëse nga pluhuri.
■ Veshmbathjet e papërshtatshme mund të
ngatërrohen në dru, shkurre ose në kositësen
e barit. Përdoruesit pa veshje të përshtatshme
mund të lëndohen rëndë.
► Vishni veshmbathje që puthitet për trupi.
► Largoni shallin dhe stolitë.
■ Gjatë pastrimit ose mirëmbajtjes apo
transportit përdoruesi mund të vijë në kontakt
me tehun. Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani doreza mbrojtëse prej materiali të
qëndrueshëm.
► Mbani këpucë të forta, të mbyllura me
tabanë jo rrëshqitës.
■ Nëse përdoruesi mbanë këpucë të
papërshtatshme, ai mund të rrëshqasë.
Përdoruesi mund të lëndohet.
■ Kur mprehni thikat, grimcat e materialit mund
të shkëputen. Përdoruesi mund të lëndohet.
► Mbani syze mbrojtëse që shtrëngohen.
Syzet e përshtatshme mbrojtëse janë
testuar sipas Normës EN 166,
EN ISO 16321 ose rregullave nacionale
dhe me shenjën përkatëse mund t'i gjeni në
treg.
442
► Mbani doreza mbrojtëse prej materiali të
qëndrueshëm.
4.5
Vendi i punës dhe rrethinat
PARALAJMËRIM
■ Personat e painteresuar, fëmijët dhe kafshët
mund të mos i kuptojnë rreziqet e korrëses së
barit dhe të sendeve të flakura dhe mund të
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Mbajini personat e painteresuar,
fëmijët dhe kafshët larg terrenit të
punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Kur është në punë motori, nga marmita dalin
gaze të nxehta shkarkimi. Gazet e nxehta të
shkarkimit mund të ndezin materialet tepër të
ndezshme dhe të shkaktojnë zjarre.
► Mbajeni rrymën e ajrit të shkarkuar larg
materialeve tepër të ndezshme.
4.6
Gjendja e rregullt e sigurisë
4.6.1
Kositës bari
Kositësja e barit është në gjendje të rregullt
sigurie, nëse i përmbush kushtet e mëposhtme:
– Kostësja e barit është e padëmtuar.
– Nuk ka rrjedhje bezine nga kositësja e barit.
– Kapaku i serbatorit të karburantit është i
mbyllur.
– Nuk ka rrjedhje vaji motori nga kositësja e
barit.
– Kapaku i rezervuarit të vajit është mbyllur.
– Kositësja e barit është e pastër.
– Elementet operative funksionojnë dhe janë të
pandryshuara.
– Nëse jeni duke kositur dhe bari i prerë duhet
të mblidhet në shportën e barit: bashkëngjitni
siç duhet shportën e barit,.
– Nëse jeni duke kositur dhe bari i prerë duhet
të nxirret në pjesën e pasme: shporta e barit
lirohet dhe dera e nxjerrjes mbyllet.
– Gjatë mulçimit: Adapter për copëtimin e
materialit të kositur është rregulluar, koshi i
grumbullimit të barit është shkëputur dhe
valvula nxjerrëse është mbyllur.
– Thika është montuar si duhet.
– Aksesori origjinal STIHL për këtë kositëse bari
është montuar si duhet.
4 Udhëzime sigurie
0478-111-9963-A