Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 248.3 T Gebrauchsanleitung Seite 537

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
4 Udhëzime sigurie
PARALAJMËRIM
■ Në një gjendje jo të rregullt sigurie, bateria nuk
mund të funksionojë më në mënyrë të sigurt.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë.
► Punoni me një bateri funksionale dhe jo të
dëmtuar.
► Mos e karikoni një bateri me defekt ose të
dëmtuar.
► Nëse bateria është e ndotur, pastrojeni.
► Nëse bateria është e lagur, thajeni,
► Baterinë mos e ndryshoni.
► Mos veni gjësende në hapësirat e baterisë.
► Kontaktet elektrike të baterisë mos i
bashkoni dhe mos i lidhni me gjësende
metalike.
► Baterinë mos e hapni.
► Ndërroni pllakat udhëzuese të dëmtuara
ose të konsumuara.
■ Nga një bateri të dëmtuar mund të rrjedh lëng.
Nëse lëngu vjen në kontakt me lëkurën ose
sytë, mund të irritohet lëkura ose sytë.
► Evitoni kontaktin me lëngun.
► Nëse ka ardhur në kontakt me lëkurën:
Zonat e prekura të lëkurës lajini me sapun
dhe me shumë ujë.
► Nëse ka ardhur në kontakt me sytë:
Shpërlajini sytë me shumë ujë më së paku
15 minuta dhe vizitoni mjekun.
■ Një bateri e dëmtuar ose me defekt mund të
ketë një erë të pazakontë, të tymos ose të
digjet. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose të
vriten dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Nëse bateria ka një erë të pazakontë ose
tymos: Baterinë mos e përdorni dhe mbani
larg prej materialeve ndezëse.
► Nëse bateria digjet: Mundohuni që baterinë
ta shuani me një fikës zjarri ose me ujë.
4.6.4
Karikues
Karikuesi është në gjendje të rregullt sigurie,
nëse i përmbush kushtet e mëposhtme:
– Karikuesi nuk është i dëmtuar.
– Karikuesi është i pastër dhe i thatë.
PARALAJMËRIM
■ Në një gjendje jo të rregullt sigurie,
komponentët mund të mos funksionojnë si
duhet dhe pajisjet e sigurisë të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose mund të
vriten.
► Përdorni një karikues jo të dëmtuar.
► Nëse karikuesi është e papastër ose e
lagur: Karikuesin pastroni dhe thajeni.
► Mos e ndryshoni karikuesin.
0478-131-9805-A
► Mos veni gjësende në hapësirat e
karikuesit.
► Kontaktet elektrike të karikuesit mos i
bashkoni dhe mos i lidhni me gjësende
metalike.
► Mos e hapni karikuesin.
4.7
Puna
PARALAJMËRIM
20.7.
■ Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata
të caktuara. Përdoruesi mund të pengohet, të
rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
► Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria
janë në nivel të ulët: Mos punoni me
korrësen e barit.
► Përdoreni vetëm korrësen e barit.
► Shikoni për pengesa.
► Mos e anoni korrësen e barit.
► Punoni duke qëndruar mbi dhé për të
ruajtur balancën.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
► Nëse kositni në pjesë të pjerrëta: Kositni
tërthorazi me pjerrësinë.
► Mos punoni në shpate me pjerrësi mbi 25°
(46,6%).
■ Thika rrotulluese mund ta presë përdoruesin.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
■ Nëse puna kryhet pa motorin e lëvizjes, motori
i lëvizjes mund të ndizet pa dashje dhe
korrësja e barit të nisë të lëvizë. Njerëzit mund
të lëndohen rëndë dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Përdoreni dorezën e aktivizimit të motorit të
lëvizjes vetëm nëse ju duhet të ndizni
motorin e lëvizjes.
■ Gjatë punës, korrësja e barit mund të
shkaktojë dridhje.
► Mbani doreza mbrojtëse.
► Bëni pushime gjatë punës.
► Nëse vini re shenja çrregullimesh në
qarkullim: Shkoni te një doktor.
■ Nëse thika godet një send të huaj gjatë punës,
thika ose pjesët e saj mund të dëmtohen ose
të hidhet me shpejtësi të lartë. Njerëzit mund
të lëndohen dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Hiqini sendet e huaja nga terreni i punës.
► Mos e prekni thikën në rrotullim.
► Nëse thika bllokohet nga ndonjë
send: Fikeni korrësen e barit dhe
hiqni akumulatorin. Vetëm atëherë
hiqeni sendin.
Shqip
537

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Rma 253.3 t