Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita EY403MP Betriebsanleitung Seite 234

Hochentaster-aufsatz
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EY403MP:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 28
Pastrimi i kapakut të rrotës së
dhëmbëzuar
Ciflat dhe tallashi akumulohen brenda në kapakun
e rrotës së dhëmbëzuar. Hiqni kapakun e rrotës së
dhëmbëzuar dhe zinxhirin e sharrës nga vegla dhe më
pas pastroni ciflat dhe tallashin.
► Fig.28
Pastrimi i vrimës së vajosjes
Pluhuri ose grimca të imëta mund të akumulohen te
vrima e vajosjes gjatë përdorimit. Këto pluhura ose
grimca të imëta mund të pengojnë qarkullimin e vajit
dhe të shkaktojnë lubrifikim të pamjaftueshëm në të
gjithë zinxhirin e sharrës. Kur në pjesën e sipërme të
shufrës udhëzuese nuk ka vajosje të mjaftueshme,
pastroni vrimën e vajosjes si më poshtë.
1.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe
zinxhirin e sharrës nga vegla.
2.
Hiqni pluhurin ose grimcat e imëta duke përdorur
një kaçavidë të përshtatur ose të ngjashme.
► Fig.29: 1. Kaçavidë e sheshtë 2. Vrima e shkarkimit
të vajit
3.
Instaloni kutinë e baterisë në njësinë elektrike ose
vendosni kapakun e kandeletës në njësinë elektrike.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit për të pastruar pluhurin
ose grimcat e akumuluara në vrimën e vajosjes duke
kulluar vajin e zinxhirit.
4.
Hiqni kutinë e baterisë nga njësia elektrike ose
hiqni kapakun e kandeletës nga njësia elektrike.
Rivendoseni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar dhe
zinxhirin e sharrës në vegël.
Zëvendësimi i rrotës së dhëmbëzuar
KUJDES:
Rrota e dhëmbëzuar e konsumuar
e dëmton zinxhirin e ri të sharrës. Në këtë rast
zëvendësoni rrotën e dhëmbëzuar.
Përpara se të vendosni një zinxhir të ri sharre,
kontrolloni gjendjen e rrotës së dhëmbëzuar. Nëse
rrotëza e dhëmbëzuar është e konsumuar ose dëmtuar,
kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të Makita që
ta zëvendësojnë.
► Fig.30: 1. Rrotëza e dhëmbëzuar 2. Zonat që do të
konsumohen
Inspektimi i përgjithshëm
Kontrolloni për pjesë të dëmtuara. Kërkojini qendrës së
autorizuar të shërbimit t'i zëvendësojë ato nëse është e
nevojshme.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE:
Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë dhe
sasinë e grasos që aplikohet. Ndryshe, lubrifikimi i
papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët lëvizëse.
Aksi i transmisionit:
Aplikoni graso (graso Makita N No.2 ose ekuivalent të
saj) çdo 25 orë pune.
► Fig.31
SHËNIM: Grasoja origjinale Makita mund të blihet
nga shitësi juaj lokal i Makita.
Magazinimi i veglës
PARALAJMËRIM:
masat paraprake në kapitullin "PARALAJMËRIME
SIGURIE" dhe në manualin e përdorimit të njësisë
elektrike.
1.
Pastrojeni veglën para magazinimit. Pastroni
ashklat dhe tallashin nga vegla pasi të keni hequr
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
2.
Pasi të keni pastruar veglën, ndizeni pa ngarkesë
pune për të lubrifikuar zinxhirin e sharrës dhe shufrën
udhëzuese.
3.
Mbulojeni shufrën udhëzuese me kapakun e
shufrës udhëzuese.
4.
Zbrazni depozitën e vajit.
Gjatë magazinimit të aksesorit veçmas nga njësia
elektrike, vendosni kapakun në fund të boshtit.
► Fig.32
234 ALBANIAN
Ndiqni paralajmërimet dhe

Werbung

Inhaltsverzeichnis

Fehlerbehebung

loading

Inhaltsverzeichnis