Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita EY403MP Betriebsanleitung Seite 229

Hochentaster-aufsatz
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EY403MP:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 28
3.
Kur instaloni kutinë e baterisë ose kur nisni
motorin, zinxhirin e sharrës dhe shufrën
udhëzuese mbajini larg trupit tuaj dhe larg çdo
objekti tjetër, duke përfshirë tokën. Zinxhiri i
sharrës mund të lëvizë gjatë ndezjes dhe mund të
shkaktojë lëndim të rëndë ose të dëmtojë zinxhirin
e sharrës dhe/ose pronën.
4.
Vendoseni veglën në tokë të fortë. Mbani
ekuilibër të mirë dhe mbështetini mirë këmbët.
Kontrolloni që të ketë diferencë të
5.
mjaftueshme mes shpejtësisë së minimos dhe
aktive për t'u siguruar që aksesori të rrijë pa
lëvizur kur motori është në minimo (nëse është
nevoja reduktoni shpejtësinë e minimos).
6.
Nëse zinxhiri i sharrës lëviz në minimo, ndaloni
motorin dhe ulni shpejtësinë e minimos.
Përdorimi
1.
Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
2.
Nëse vini re diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
dridhje) gjatë përdorimit, fikni veglën. Mos e
përdorni veglën derisa të zbuloni shkakun dhe
ta eliminoni.
Zinxhiri i sharrës vazhdon të lëvizë për një
3.
periudhë të shkurtër kohe pas fikjes së veglës.
Mos nxitoni të krijoni kontakt me zinxhirin e
sharrës.
Gjatë përdorimit, përdorni rripat e krahut.
4.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
5.
Mbajeni mbajtësen e përparme ose dorezën
e përparme me dorën e majtë dhe mbajtësen
e pasme ose dorezën e pasme me dorën
e djathtë, pavarësisht nëse jeni person
që përdorni dorën e majtë apo të djathtë.
Mbështillini gishtat rreth mbajtëseve ose
dorezave.
6.
Mbajeni veglën vetëm nga sipërfaqet mbajtëse
të izoluara sepse zinxhiri i sharrës mund ketë
kontakt me telat elektrikë të fshehur. Zinxhiri
i sharrës që ka kontakt me një tel elektrik "të
ngarkuar" mund të "ngarkojë" pjesët metalike të
ekspozuara të krasitësit të zgjatur dhe mund t'i
japë punëtorit goditje elektrike.
Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni veglën
7.
me një dorë. Humbja e kontrollit mund të
rezultojë në lëndime të rënda ose fatale. Për të
reduktuar rrezikun e lëndimeve, mbajini duart
dhe këmbët larg nga zinxhiri i sharrës.
8.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Tregoni kujdes ngapengesat
e fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale
që të mos pengoheni. Largoni degët e rëna dhe
objektet e tjera.
9.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
që të shmangni humbjen e kontrollit.
10. Nëse vegla përplaset fort ose bie, kontrolloni
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Nëse ka dëmtime ose dyshoni për dëmtime,
kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të
Makita të kryejë inspektimin dhe riparimin.
11.
Mos e prekni kokën e veglës. Koka e veglës
nxehet gjatë përdorimit.
12. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë
të bëni 10 deri 20 minuta pushim çdo orë.
13. Kur e lini veglën vetëm, qoftë dhe për një
kohë të shkurtër, gjithmonë fikeni veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë ose kapakun e
kandeletës. Vegla e lënë e pamonitoruar dhe me
motor të ndezur mund të përdoret nga persona të
paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
14. Gjatë përdorimit të veglës, mos e ngrini dorën
e djathtë mbi lartësinë e shpatullave.
15. Gjatë përdorimit, asnjëherë mos e përplasni
zinxhirin e sharrës nëpër objekte të forta siç
janë gurët dhe gozhdët. Tregoni kujdes të
veçantë gjatë prerjes së degëve pranë mureve,
gardheve prej teli ose të ngjashme.
16. Nëse ngecin degë në vegël, gjithmonë
ndalojeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë
ose kapakun e kandeletës. Ndryshe, ndezja
aksidentale mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
17. Nëse zinxhiri i sharrës bllokohet, gjithmonë
fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë ose
kapakun e kandeletës përpara se ta pastroni.
18. Nëse e përshpejtoni veglën me zinxhirin
e sharrës të bllokuar, rritet ngarkesa dhe
dëmtohet vegla.
19. Përpara se të prisni degë, mbani të lirë një
zonë largimi larg nga dega që bie. Së pari,
pastroni bllokimet e tilla si degët nga zona e
punës. Lëvizini të gjitha veglat dhe sendet nga
zona e largimit në një vend tjetër të sigurt.
20. Përpara se të prisni degë, kontrolloni drejtimin
e rënies së tyre, duke marrë parasysh gjendjen
e degëve, pemët pranë, drejtimin e erës etj.
Kushtojini kujdes të plotë drejtimit të rënies
dhe kërcimit të degës nga përplasja me tokën.
21. Asnjëherë mos e mbani veglën në kënd më
shumë se 60°. Ndryshe, objektet që bien
mund të godasin operatorin dhe të shkaktojnë
lëndim të rëndë. Asnjëherë mos qëndroni
poshtë degës që po pritet.
22. Kushtojuni vëmendje degëve të thyera ose
të përthyera. Ato mund të kërcejnë prapa pas
prerjes, duke shkaktuar lëndim të papritur.
23. Përpara prerjes së degëve që doni të pritni,
prisni degët rrotull tyre. Ndryshe, zinxhiri i
sharrës mund të kapet prej tyre.
24. Për të mos lejuar që zinxhiri i sharrës të ngecë
në kanal, mos e lëshoni levën përpara se të
tërhiqni zinxhirin e sharrës nga kanali.
25. Nëse zinxhiri i sharrës është i lidhur me
kanalin, ndaloni menjëherë veglën, hiqeni me
kujdes degën për të hapur kanalin dhe lironi
zinxhirin e sharrës.
26. Shmangni zmbrapsjet (forca reaguese
rrotulluese drejt operatorit). Për të parandaluar
zmbrapsjet, asnjëherë mos e përdorni hundën
e shufrës udhëzuese ose mos kryeni një
prerje depërtuese. Gjithmonë jini në dijeni të
pozicionit të hundës së shufrës udhëzuese.
27. Kontrolloni tendosjen e zinxhirit shpesh. Kur
montoni apo kalibroni tendosjen e zinxhirit,
fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë ose
kapakun e kandeletës. Nëse tendosja është e
liruar, shtrëngojeni atë.
229 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis

Fehlerbehebung

loading

Inhaltsverzeichnis