Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardens Best GB 1/38 BT Bedienungshinweise Seite 50

Benzintrimmer - sense
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Hyrje
Jemi të sigurt që prerësja juaj e barit/kositësja do t'i tejkalojë pritshmëritë tuaja. Ky model
është prodhuar në përputhje me standardet e cilësisë së lartë dhe plotëson kriteret më
të larta të performancës. Do të vini re shpejt, sesa i lehtë dhe i sigurt është përdorimi i
pajisjes suaj të re. Me kujdesin e duhur, do të mund ta gëzoni pajisjen tuaj për shumë vite.
Udhëzim i rëndësishëm: Lutemi, lexojeni me kujdes deri në fund këtë manual
përdorimi para se të punoni me pajisjen tuaj të re. Kushtojini kujdes udhëzimeve që janë
të shënuara me Vërejtje! ose Paralajmërim!.
Mbrojtja e mjedisit
Lutemi që të gjithë materialet që nuk ju nevojiten më, t'i mënjanoni në përputhje me
mbrojtjen e mjedisit. Të gjitha mjetet e punës, materialet dhe paketimet duhet të ndahen
dhe të dorëzohen në vendin e caktuar.
Simbolet
Në etiketën e tipit dhe në tubin e boshtit së prerëses/kositëses tuaj të barit gjeni udhëzi-
met përkatëse me simbole. Ato përmbajnë informacione të rëndësishme për produktin
ose udhëzime për përdorimin e tij.
Kujdes: Gjatë punës me prerësen/kositësen e barit, duhen marrë masa të caktuara
sigurie!
I gjithë manuali i përdorimit duhet të lexohet dhe të kuptohet përpara përdorimit.
Mosrespektimi i udhëzimeve të përdorimit mund të sjellë RREZIK PËR JETËN!
Zhurma
Ekspozimi i zhurmës për përdoruesin mund t'i tejkalojë 85 dB(A). Në këtë rast, duhen
marrë masat e sigurisë. Gjatë një punë që zgjat më shumë se 6 minuta, ju këshillojmë
kufje mbrojtëse të kategorisë L (A) = 107 dB.
Udhëzime sigurie
Për të qenë të sigurt në përdorimin e prerëses/kositëses së barit duhet të ndiqni të gjitha
udhëzimet dhe informacionet e sigurisë, montimit dhe funksionimit sipas udhëzuesit të
përdorimit. Të gjithë personat që përdorin këtë pajisje ose e mirëmbajnë atë, duhet të
njohin të gjithë udhëzimet e përdorimit dhe të jenë të informuar mbi rrezikun. Duhet
mbajtur larg nga fëmijët si dhe personat me aftësi të kufizuara. Kur në afërsi të pajisjes
ndodhen fëmijë ata duhen mbikëqyrur me kujdes. Respektoni rregulloret lokale dhe
rajonale kundër aksidenteve. E njëjta gjë vlen për të gjithë rregullat për mbrojtjen gjatë
punës dhe shëndetit në vendin e punës. Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi,
kur pajisjet e tij janë ndryshuar në mënyrë të paautorizuar dhe kur ndryshime të tilla e
dëmtojnë atë.
1130223-1130224 BDA GB 1/38 BT - 1/44-23 MS.indd 49
49
13.09.12 15:48

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Gb 1/44-23 ms

Inhaltsverzeichnis