SQ
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (9) mund të rregullohet duke përdorur rregullatorin
e mbështetëses së kokës (10) mbrapa mbështetëses së kokës (9). Çojeni
mbështetësen e kokës në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimale prej 2 cm
midis supeve të fëmijës dhe mbështetëses së kokës.
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
1
sexholinoja është e montuar në makinë.
MËNYRA E DUHUR E INSTALIMIT
SIGURIMI I FËMIJËSKYÇENI DERISA TË DËGJONI NJË
"KLIKIM"
8,9
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendo-
seni gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me
një "KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë jeshile të kalimit të rripit të
prehërit (11) në sexholino.
3. Tërhiqni fortë rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (11).
5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (12) deri-
sa të jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
6. Tërhiqni fortë rripin e shpatullës.
7. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (9) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
102
6,7
100 cm – 150 cm
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Kjo sedilje makine ofron pozicione të ndryshme uljeje.
1. Për ta vendosur sexholinon në pozicionin e shtrirë të preferuar, shtypni do-
rezën e rregullimit të pozicionit (1) nga poshtë pjesës përpara të përforcue-
sit (4) dhe tërhiqeni sexholinon përpara.
2. Për ta kthyer nga pozicioni i shtrirë te pozicioni ulur, shtypni dorezën e rre-
gullimit të pozicionit (1) përsëri dhe ngrijeni sexholinon duke ushtruar pak
presion te përforcuesi (4).
Sexholinoja duhet të vendoset në një nga pozicionet e qëndrimit përpara
1
se të ulet fëmija.
MBROJTËSJA LINEARE PËR GODITJET ANËSORE (L.S.P.)
Nëse mbrojtja e goditjeve lineare anësore (13) prek te dera ose pengon ha-
pësirën e mbetur të pasagjerit, ekziston mundësia ta shkëputni. Për të bërë
këtë, shtypni butonin e lëshimit të mbrojtëses nga goditjet anësore (14). Për të
arritur këtë buton, duhet të hiqet mbulesa e mbështetëses së shpinës (2). Për
të rivendosur L.S.P. (13) në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt udhëzi-
met për heqjen.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (15) ndihmon që koka e fëmijës të mos an-
ohet tepër përpara gjatë gjumit.
Ajo mund të vendoset në një prej dy pozicioneve.
Për të rregulluar mbështetësen këndore të kokës (15), ngrijeni dhe rrëshqiteni
përpara ose mbrapa në pozicionin e dëshiruar.
Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen e kokës.
1
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulimi i sediljes së makinës konsiston në katër pjesë (mbështetëse koke (x2),
mbështetëse shpine, përforcuesi). Këto lidhen së bashku në disa pika me kop-
sa, velcro dhe shirita elastikë. Pasi të jenë liruar të gjitha kopsat, pjesët e mbu-
lesës mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në 30 °C me një program për larje delikate,
1
përndryshe kjo mund të shkaktojë çngjyrim të copës së mbulesës. Mos
e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën
tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
5
10
6