CERTIFIKIMI
SQ
UN R129/ 04
CYBEX Solution G2
Madhësia: 100 cm – 150 cm
Mosha: nga rreth 3 vjet deri në rreth 12 vjet
Faleminderit që zgjodhët Solution G2 si sexholino për makinën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi para se ta instaloni sexholinon në au-
tomjet dhe mbajeni gjithnjë në një vend praktik për t'iu referuar në të ardhmen.
INFORMACION I RËNDËSISHËM
Sexholinos nuk duhet t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
•
pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që
•
ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
•
Mos e përdorni derisa fëmija të arrijë gjatësinë 100 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të
•
cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në
përputhje me manualin e automjetit.
•
Është e përshtatshme vetëm për sedilje makinash me rrip automatik me
tri pika, të miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi
të barasvlershëm.
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
•
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
Mbështetësja e shpinës së sediljes së makinës duhet të bjerë në kontakt
•
me mbështetësen e shpinës të automjetit.
•
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit
në automjet.
Tokëza e rripit të sigurimit të automjetit nuk duhet ta kalojë asnjëherë
•
mbajtësen e rripit të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet. Nëse
nuk jeni të sigurt, ju lutemi kontaktoni prodhuesin e sexholinos.
•
Rripi i sigurimit me tre pika duhet të kalohet vetëm në rrugët e caktuara.
Pikat e kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar
me jeshile te sexholinoja.
Rripi i prehrit duhet të jetë sa më ulët të jetë e mundur në ijët e fëmijës suaj
•
që të ketë efekt optimal në rast aksidenti.
100
Para çdo përdorimi, sigurohuni që rripi automatik në tri pika i automjetit të
•
jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë
mos e përdridhni rripin!
•
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën
kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
Sexholinoja duhet të fiksohet gjithnjë siç duhet në automjet edhe kur nuk
•
është duke u përdorur.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet kur mbyllni derën e
•
makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
•
Sexholinoja është testuar dhe miratuar gjithashtu pa mbrojtësit nga
goditjet lineare anësore.
•
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë
gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda
makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
•
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
•
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin
•
lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
•
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund
të diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse
ndodh aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo
prodhuesin përkatës.
•
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 9 vite. Sexholinoja
është e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që
sjell ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me
•
ujë të ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo
zbardhues.
•
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.