Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 243.3 Gebrauchsanleitung Seite 536

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Shqip
h) Mbani dorezat dhe sipërfaqet kapëse të
thata, të pastra dhe pa vaj e yndyrë. Dorezat
e rrëshqitshme dhe sipërfaqet kapëse nuk
lejojnë funksionimin dhe kontrollin e sigurt të
korrëses së barit në situata të
paparashikuara.
26.6
Përdorimi dhe trajtimi i
korrëses së barit me
akumulator
a) Karikoni akumulatorin vetëm me aparatin për
karikim të rekomanduar nga prodhuesi. Një
aparat për karikim i projektuar për një lloj të
caktuar akumulatori paraqet rrezik zjarri kur
përdoret në akumulatorë të tjerë.
b) Përdorni vetëm akumulatorët e destinuar për
këtë qëllim në korrësen e barit. Përdorimi i
akumulatorëve të tjerë mund të çojë në
lëndime dhe rrezik zjarri.
c) Kur nuk është në përdorim, mbajeni
akumulatorin larg kapëseve të letrës,
monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose
objekteve të tjera të vogla metalike që mund
të shkaktojnë tejkalim të kontakteve. Një
qark i shkurtër ndërmjet terminaleve të
akumulatorit mund të shkaktojë djegie ose
zjarr.
d) Nëse përdoret gabimisht, lëngu mund të
rrjedhë nga akumulatori. Shmangni kontaktin
me të. Në rast kontakti aksidental, shpëlajeni
me ujë. Nëse lëngu prek sytë tuaj, kërkoni
kujdes të posaçëm mjekësor. Rrjedhja e
lëngut të akumulatorit mund të shkaktojë
acarim ose djegie të lëkurës.
e) Mos përdorni akumulatorë të dëmtuar ose të
modifikuara. Akumulatorët e dëmtuar ose të
modifikuar mund të sillen në mënyrë të
paparashikueshme dhe të rezultojnë në zjarr,
shpërthim ose rrezik lëndimi.
f)
Mos e ekspozoni akumulatorin ndaj zjarrit
ose temperaturave të larta. Zjarri ose
temperaturat mbi 130°C (265°F) mund të
shkaktojnë një shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kurrë akumulatorin ose
korrësen e barit me akumulator jashtë kufijve
të temperaturës të specifikuar në udhëzimet
e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi
jashtë kufijve të lejuar të temperaturës mund
të shkatërrojë akumulatorin dhe të rrisë
rrezikun e zjarrit.
536
26 Udhëzime të përgjithshme dhe specifike sigurie për produktin
26.7
a) Riparoni korrësen tuaj të barit vetëm tek
specialistë të kualifikuar dhe vetëm me pjesë
rezervë origjinale. Kjo siguron që të ruhet
siguria e korrëses së barit.
b) Asnjëherë mos i bëni shërbim akumulatorëve
të dëmtuar. E gjithë mirëmbajtja e
akumulatorëve duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit.
26.8
a) Mos e përdorni korrësen e barit në mot të
keq, veçanërisht gjatë stuhive. Kjo zvogëlon
rrezikun për t'u goditur nga rrufeja.
b) Inspektoni tërësisht zonën e punës për
kafshë të egra. Kafshët e egra mund të
lëndohen nga korrësja e barit.
c) Ekzaminoni tërësisht zonën e punës dhe
hiqni të gjithë gurët, shkopinjtë, telat, kockat
dhe objektet e tjera të huaja. Pjesët e nxjerra
mund të shkaktojnë lëndime.
d) Përpara se të përdorni korrësen e barit,
kontrolloni gjithmonë që thika e korrëses së
barit dhe njësia kositëse të mos jenë të
konsumuara ose të dëmtuara. Pjesët e
konsumuara ose të dëmtuara rrisin rrezikun
e lëndimit.
e) Kontrolloni rregullisht kapësen e barit për
konsum ose vjetërim. Një kapëse bari e
konsumuar ose e dëmtuar rrit rrezikun e
lëndimit.
Lërini mbulesat mbrojtëse në vendin e tyre.
f)
Mbulesat mbrojtëse duhet të jenë
funksionale dhe të fiksuara siç duhet. Një
mbulesë mbrojtëse e lirshme, e dëmtuar ose
që funksionon keq mund të shkaktojë lëndim.
g) Mbani hapjet e hyrjes së ajrit pa depozitime.
Hyrjet e bllokuara të ajrit dhe mbeturinat
mund të shkaktojnë mbinxehje ose rrezik
zjarri.
h) Gjithmonë vishni këpucë sigurie që nuk
rrëshqasin kur përdorni korrësen e barit.
Asnjëherë mos punoni zbathur ose me
sandale të hapura. Kjo do të zvogëlojë
rrezikun e lëndimit të këmbës nga kontakti
me thikën kositëse në rrotullim.
i)
Gjithmonë vishni pantallona të gjata kur
përdorni korrësen e barit. Lëkura e
ekspozuar rrit mundësinë e lëndimit nga
pjesët e hedhura.
Shërbim
Udhëzime sigurie për korrësen
e barit me akumulator
0478-131-9800-B

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Rma 248.3Rma 253.3