Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 243.3 Gebrauchsanleitung Seite 512

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Shqip
4
Udhëzime sigurie
4.1
Simbolet paralajmëruese
PARALAJMËRIM
Simbolet paralajmëruese në korrësen e barit ose
në akumulator përcaktojnë sa më poshtë:
Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe
masat e tyre.
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Bëni kujdes nga sendet e flakura tej -
ruani distancën dhe mbajini larg
personat e tretë.
Mos e prekni thikën në rrotullim.
Hiqeni akumulatorin gjatë ndërprerjeve
të punës, pastrimit, bartjes, ruajtjes,
mirëmbajtjes ose riparimit.
Mbrojeni korrësen e barit nga shiu dhe
lagështira.
Hiqeni akumulatorin pas përdorimit.
Mbrojeni akumulatorin nga nxehtësia
dhe zjarri.
Mbrojeni akumulatorin nga shiu dhe
lagështira dhe mos e futni në lëngje.
4.2
Përdorimi i synuar
Korrësja e barit STIHL RMA 243.3, RMA 248.3
ose RMA 253.3 shërben për kositjen dhe
copëtimin e barit të thatë.
Korrësja e barit furnizohet nga një akumulator
STIHL AK me energji. Për të mundur të përdorni
të gjitha funksionet pa kufizime, STIHL
rekomandon të paktën AK 30 S.
512
PARALAJMËRIM
■ Akumulatorët që nuk janë të miratuar nga
STIHL për korrësen e barit mund të
shkaktojnë zjarr dhe shpërthime. Njerëzit
mund të lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe
mund të ndodhë dëmtim i pronës.
► përdorimin e korrëses së bari me një
akumulator STIHL AK .
■ Nëse korrësja e barit apo bateria nuk përdoren
për synimin e përcaktuar, personat mund të
lëndohen rëndë apo dhe të vdesin, si dhe
mund të ndodhin dëmtime të pronës.
► Përdoreni korrësen e barit dhe
akumulatorin siç përcaktohet në këto
udhëzime përdorimi.
4.3
Kërkesat për përdoruesin
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesit pa udhëzime mund të mos i vënë
re apo kuptojnë rreziqet e kositëses së barit
dhe të baterisë. Përdoruesi ose persona të
tjerë mund të lëndohen rëndë ose të vdesin.
► Lexojini, kuptojini dhe ruajini
udhëzimet e përdorimit.
► Nëse kositësja e barit ose bateria i jepet
nga njëri person një tjetri: Jepini tjetrit
udhëzimet e përdorimit.
► Sigurohuni që përdoruesi të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
– Përdoruesi të jetë i çlodhur.
– Përdoruesi të jetë i aftë fizikisht, me
shqisa dhe mendërisht që të përdorë
dhe të punojë me kositësen e barit dhe
baterinë. Nëse përdoruesi ka kufizime
fizike, shqisore apo mendore, ai mund
të punojë vetëm nën mbikëqyrje ose
sipas udhëzimeve të një personi
përgjegjës.
– Përdoruesi duhet të njohë dhe të
vlerësojë rreziqet e kositëses së barit
dhe të baterisë.
– Përdoruesi të jetë i vetëdijshëm se
mban përgjegjësinë për aksidente dhe
dëmtime të mundshme.
– Përdoruesi të jetë në moshë
përgjegjësie ligjore ose të jetë i trajnuar
në përputhje me rregulloret shtetërore i
mbikëqyrur në profesion përkatës.
– Përdoruesi të ketë marrë udhëzime nga
shitësi i STIHL ose një person i
kualifikuar përpara se të nisë punën për
herë të parë me korrësen e barit.
4 Udhëzime sigurie
0478-131-9800-B

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Rma 248.3Rma 253.3