4 Udhëzime sigurie
► Sigurohuni, që kablloja lidhëse, kablloja
zgjatues dhe spina e tyre të jenë të
padëmtuara.
Nëse kablloja lidhëse ose kablloja
zgjatues është e dëmtuar:
► Mos e prekni pjesën e dëmtuar.
► Hiqeni spinën nga priza.
► Kabllon lidhëse, kabllon zgjatues dhe
spinën e tyre prekni me duar të thata.
► Spinën e kabllos lidhëse ose kabllos
zgjatues vendoseni në një prizë të instaluar
si duhet dhe të siguruar me kontakt
mbrojtës.
► Lidheni karikuesin nëpërmjet të një
ndërprerësi mbrojtës nga rryma (30 mA,
30 ms).
■ Një kabllo zgjatues e dëmtuar ose e
papërshtatshme mund të shkaktojë goditje
elektrike. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose
mund të vriten.
► Përdorni një kabllo zgjatues me prerje të
duhur tërthore,
PARALAJMËRIM
■ Gjatë karikimit, një tension i gabuar i rrjetit
elektrik ose një frekuencë e gabuar e rrjetit
mund të çojë në një mbingarkesë tensioni në
karikues. Karikuesi mund të dëmtohet.
► Sigurohuni, që tensioni dhe frekuenca e
rrjetit elektrik të përputhen me të dhënat në
pllakën e performancës tek karikuesi.
■ Nëse karikuesi është i lidhur me një prizë të
shumëfishtë, komponentët elektrikë mund të
mbingarkohen gjatë karikimit. Komponentët
elektrik mund të nxehen dhe të shkaktojnë
zjarr. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose të
vriten dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Sigurohuni që informacioni i fuqisë totale në
prizën e shumëfishtë të mos tejkalohet nga
informacioni në pllakën e të dhënave të
karikuesit dhe të gjitha pajisjeve elektrike të
lidhura me prizën e shumëfishtë.
■ Një kabllo lidhëse dhe kabllo zgjatues e
shtruar jo si duhet mund të dëmtohet dhe
njerëzit mund të pengohen tek ato. Njerëzit
mund të lëndohen dhe kablloja lidhëse ose
kablloja zgjatues mund të dëmtohet.
► Shtrojeni dhe shënojeni kabllon lidhëse dhe
kabllon zgjatues, ashtu që njerëzit të mos
mund të pengohen.
► Shtrojeni kabllon lidhëse dhe kabllon
zgjatues, ashtu që të mos jenë të tendosura
ose të ngatërruara.
0478-131-9800-B
20.5.
► Shtrojeni kabllon lidhëse dhe kabllon
zgjatues, ashtu që të mos të dëmtohen,
përthyhen ose shtypen ose gërryen.
► Mbroni kabllon lidhëse dhe kabllon zgjatues
nga nxehtësia, vaji dhe kimikateve.
► Shtrojeni kabllon lidhëse dhe kabllon
zgjatues mbi një sipërfaqe të thatë.
■ Gjatë punës kablloja zgjatues nxehet. Nëse
nxehtësia nuk mund të largohet, nxehtësia
mund të shkaktojë zjarr.
► Nëse përdoret një kabllo zgjatues me
baraban: Hapeni plotësisht kabllo
zgjatuesin me baraban.
■ Nëse kalojnë kabllot elektrikë dhe tubat në
mur, ato mund të dëmtohen, kur të montohet
karikuesi në mur. Kontakti me kabllot e rrymës
elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Sigurohuni që në vendin e paraparë në
murr të mos kalojnë kabllot elektrikë dhe
tubat.
■ Nëse karikuesi nuk është montuar në murr siç
është përshkruar në këtë udhëzim për
përdorim, karikuesi ose bateria mund të bjerë
poshtë ose karikuesi mund të nxehet shumë.
Njerëzit mund të lëndohen dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Montoni karikuesin në një mur, ashtu siç
është përshkruar në këtë udhëzim për
përdorim.
■ Nëse karikuesi me baterinë e vendosur
montohet në një mur, bateria mund të bjerë
prej karikuesit. Njerëzit mund të lëndohen dhe
mund të shkaktohen dëme materiale.
► Së pari montoni karikuesin në mur, pastaj
vendosni baterinë.
4.10
Transportimi
4.10.1
Korrëse bari
PARALAJMËRIM
■ Gjatë bartjes, korrësja e barit mund të
përmbyset apo të lëvizë. Mund të lëndohen
njerëz dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Hiqni akumulatorin.
► Sigurojeni korrësen e barit me rripa, lidhëse
apo rrjetë në mënyrë të atillë që të mos
përmbyset dhe të mos lëvizë.
Shqip
517