Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 243.3 Gebrauchsanleitung Seite 515

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
4 Udhëzime sigurie
zgjatimin siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Nëse po copëtoni: Hiqni zgjatimin dhe
shportën për mbledhjen e barit dhe futni
adapterin për copëtimin e materialit të
kositur siç përshkruhet në këto udhëzime
përdorimi.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
► Instaloni aksesorët sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi ose në udhëzimet
e përdorimit të aksesorëve.
► Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Thika është e mprehur siç duhet.
– Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
– Thika është e drejtpeshuar.
– Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
– Ruhet këndi i mprehjes,
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt pjesë të thikës mund të
lirohen dhe të flaken përreth. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Punoni me thikë dhe aksesorë të
padëmtuar.
► Vendosini thikat saktë.
► Mprehini thikat saktë.
► Nëse arrihet trashësia minimale dhe
gjerësia minimale: Ndërrojeni thikën.
► Kryejeni balancimin e thikës te shitësi i
STIHL.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.3
Bateria
Bateria është në gjendje të rregullt sigurie, nëse i
përmbush kushtet e mëposhtme:
– Bateria është e padëmtuar.
– Bateria është e pastër dhe e thatë.
– Bateria funksionon dhe e pandryshuar.
0478-131-9800-B
20.2.
20.2.
PARALAJMËRIM
■ Në një gjendje jo të rregullt sigurie, bateria nuk
mund të funksionojë më në mënyrë të sigurt.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë.
► Punoni me një bateri funksionale dhe jo të
dëmtuar.
► Mos e karikoni një bateri me defekt ose të
dëmtuar.
► Nëse bateria është e ndotur, pastrojeni.
► Nëse bateria është e lagur, thajeni,
4.6.3.
► Baterinë mos e ndryshoni.
► Mos veni gjësende në hapësirat e baterisë.
► Kontaktet elektrike të baterisë mos i
bashkoni dhe mos i lidhni me gjësende
metalike.
► Baterinë mos e hapni.
► Ndërroni pllakat udhëzuese të dëmtuara
ose të konsumuara.
■ Nga një bateri të dëmtuar mund të rrjedh lëng.
Nëse lëngu vjen në kontakt me lëkurën ose
sytë, mund të irritohet lëkura ose sytë.
► Evitoni kontaktin me lëngun.
► Nëse ka ardhur në kontakt me lëkurën:
Zonat e prekura të lëkurës lajini me sapun
dhe me shumë ujë.
► Nëse ka ardhur në kontakt me sytë:
Shpërlajini sytë me shumë ujë më së paku
15 minuta dhe vizitoni mjekun.
■ Një bateri e dëmtuar ose me defekt mund të
ketë një erë të pazakontë, të tymos ose të
digjet. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose të
vriten dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Nëse bateria ka një erë të pazakontë ose
tymos: Baterinë mos e përdorni dhe mbani
larg prej materialeve ndezëse.
► Nëse bateria digjet: Mundohuni që baterinë
ta shuani me një fikës zjarri ose me ujë.
4.6.4
Karikues
Karikuesi është në gjendje të rregullt sigurie,
nëse i përmbush kushtet e mëposhtme:
– Karikuesi nuk është i dëmtuar.
– Karikuesi është i pastër dhe i thatë.
PARALAJMËRIM
■ Në një gjendje jo të rregullt sigurie,
komponentët mund të mos funksionojnë si
duhet dhe pajisjet e sigurisë të anashkalohen.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose mund të
vriten.
► Përdorni një karikues jo të dëmtuar.
► Nëse karikuesi është e papastër ose e
lagur: Karikuesin pastroni dhe thajeni.
Shqip
515

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Rma 248.3Rma 253.3