Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mbushja Me Karburant - Trajtimi I Benzinës; Veshjet Dhe Pajimet; Transporti I Pajisjes - Viking MB 248 Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Ndalohet transportimi me pajisjen i
objekteve, kafshëve ose i personave,
veçanërisht i fëmijëve.
Kujdes i veçantë duhet treguar gjatë
përdorimit në ambiente publike, parqe,
ambiente sportive, rrugë dhe gjatë
përdorimit në bujqësi ose pylltari.
Kujdes! Rrezik për shëndetin
nga dridhjet! Ngarkesa e tepërt
si rezultat i dridhjeve mund të
çojë në dëmtim të sistemit të
qarkullimit të gjakut dhe të nervave,
veçanërisht te personat me probleme
qarkullimi. Shkoni te një mjek nëse
shfaqen simptoma që mund të shkaktohen
si rezultat i ngarkesës nga dridhja.
Këto simptoma, të cilat shfaqen kryesisht
në gishta, duar ose kyçet e duarve, janë
për shembull (një listë e pjesshme):
– apatia,
– dhimbjet,
– dobësia muskulore,
– njollat në lëkurë,
– të kruara të bezdisshme.
4.2 Mbushja me karburant – Trajtimi i
benzinës
Rrezik për jetën!
Benzina është helmuese dhe merr
flakë shumë shpejt.
Ruajeni benzinën vetëm në enët e
kontrolluara dhe të parashikuara për këtë
qëllim (bidonët). Kapakët me guarnicion të
depozitës së karburantit duhen të lirohen
dhe shtrëngohen si duhet. Për arsye
sigurie, kapakët me defekt duhen
ndërruar.
314
Asnjëherë mos përdorni shishe pijesh ose
të ngjashme për të hedhur ose për të
mbajtur lëndë djegëse, si p.sh. karburant.
Personat, në veçanti fëmijët, mund të
rrezikojnë që të pinë prej tyre.
Mbajeni benzinën larg nga
shkëndijat, flakët e zbuluara,
flakët e gjata, larg nga burimet e
nxehtësisë dhe burimet e tjera
të ndezjes. Mos pini duhan!
Mbusheni me benzinë vetëm në ambient
të hapur dhe mos pini gjatë mbushjes me
benzinë.
Përpara mbushjes me benzinë, fikni
motorin me djegie të brendshme dhe lëreni
të ftohet.
Benzina duhet hedhur përpara ndezjes së
motorit me djegie të brendshme. Kur
motori me djegie të brendshme është në
punë ose makineria është e nxehtë, nuk
lejohet që të hapet kapaku i rezervuarit
ose që të shtohet benzinë.
Mos e mbushni plot rezervuarin e
karburantit, por lëreni rreth 4 cm nën
buzën e qafës së mbushjes me qëllim që
karburanti të ketë vend për zgjerim.
Nëse benzina derdhet, ndizeni motorin me
djegie të brendshme vetëm pasi të keni
pastruar sipërfaqen e ndotur me benzinë.
Duhet evituar çdo përpjekje për ndezje
derisa të kenë avulluar të gjitha njollat e
benzinës (thajini duke i fshirë).
Karburanti i derdhur duhet fshirë
menjëherë.
Kur benzina bie në kontakt me rrobat, ato
duhen ndërruar.
Asnjëherë mos e ruani pajisjen brenda një
ndërtese kur ajo ka benzinë në rezervuar.
Avujt e krijuar nga benzina mund të bien
në kontakt me zjarr ose shkëndija dhe
mund të ndizen.
Nëse rezervuari duhet zbrazur, ky veprim
duhet kryer në ambient të hapur.

4.3 Veshjet dhe pajimet

Kur punoni vishni gjithmonë
këpucë me taban që nuk
rrëshqasin. Asnjëherë mos
punoni zbathur ose, për shembull, me
sandale.
Gjatë punëve të mirëmbajtjes
dhe të pastrimit, si dhe gjatë
transportit të pajisjes, vishni
edhe doreza të ngushta dhe
flokët e gjatë mblidhini dhe sigurojini (me
shami koke, kapele etj.).
Gjatë mprehjes së thikës
korrëse duhet të vendosni syze
mbrojtëse të përshtatshme.
Pajisja lejohet të përdoret vetëm
kur vishni pantallona të gjata ose rroba që
ju rrinë pas trupit.
Asnjëherë mos vishni rroba të gjera, të
cilat mund të ngecin në pjesët e lëvizshme
(leva për përdorim), si dhe mos vendosni
asnjë bizhuteri, kollare ose shall.

4.4 Transporti i pajisjes

Punoni vetëm me doreza për të
parandaluar lëndimet në pjesët me kënd të
mprehtë dhe në pjesët e nxehta të pajisjes.
Mos e transportoni pajisjen kur motori me
djegie të brendshme është duke punuar.
Përpara transportit fikni motorin me djegie
të brendshme, lëreni thikën të ndalojë
plotësisht dhe hiqni prizën e kandelave.
Transportojeni pajisjen vetëm kur motori
me djegie të brendshme të jetë i ftohtë dhe
kur nuk ka karburant.
0478 111 9827 A - SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 253 tMb 253Mb 248 t

Inhaltsverzeichnis