Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Rreth Këtyre Udhëzimeve Përdorimi; Të Përgjithshme; Instruksion Për Leximin E; Udhëzimeve Të Përdorimit - Viking MB 248 Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
2. Rreth këtyre udhëzimeve
përdorimi
2.1 Të përgjithshme
Këto udhëzime përdorimi janë udhëzimet
origjinale të përdorimit nga prodhuesi,
në kuptim të direktivës 2006/42/EC të
Këshillit.
VIKING punon vazhdimisht për zhvillimin e
mëtejshëm të paketës së produkteve së tij;
për rrjedhojë, ne rezervojmë të drejtën e
ndryshimeve të materialeve të furnizuara
për sa i përket formës, teknikës dhe
pajisjes.
Për këtë arsye, nga të dhënat dhe
ilustrimet në këtë broshurë nuk mund të
ngrihet asnjë pretendim.
Këto udhëzime përdorimi mbrohen nga e
drejta e autorit. Të gjitha të drejtat janë të
rezervuara, në veçanti e drejta për
shumëfishimin, përkthimin dhe përpunimin
me sisteme elektronike.
2.2 Instruksion për leximin e
udhëzimeve të përdorimit
Figurat dhe teksti përshkruajnë hapa të
caktuar të përdorimit.
Të gjitha simbolet me figura që janë
vendosur në pajisje shpjegohen në këto
udhëzime përdorimi.
Drejtimi i shikimit:
Drejtimi i shikimit në përdorimin e fjalëve
"majtas" dhe "djathtas" në udhëzimet e
përdorimit:
përdoruesi qëndron pas pajisjes dhe
shikon në drejtimin e lëvizjes përpara.
312
Referimi i kapitullit:
Referimi për kapitullin dhe nënkapitullin
përkatës për sqarime të mëtejshme
tregohet me anë të një shigjete. Shembulli
më poshtë tregon një referim në një
kapitull: (
4.)
Shënimi i paragrafëve të tekstit:
Instruksionet e përshkruara mund të jenë
të shënuara si në shembujt e mëposhtëm.
Hapa përdorimi, të cilat kërkojnë
ndërhyrjen e përdoruesit:
● Lironi vidën (1) me një kaçavidë,
aktivizoni levën (2) ...
Renditje të përgjithshme:
– Përdorimi i produktit në ambientet
sportive dhe të garave sportive
Tekstet me kuptim shtesë:
Paragrafët e tekstit me kuptim shtesë janë
të shënuar me një nga simbolet e
përshkruara më poshtë, me qëllim që këto
të theksohen më shumë në këto udhëzime
përdorimi.
Rrezik!
Rrezik aksidenti ose lëndimi të
rëndë për personat. Është i
nevojshëm një veprim ose një
mosveprim i caktuar.
Paralajmërim!
Rrezik lëndimi për personat. Një
veprim i caktuar parandalon
lëndimet e mundshme.
Kujdes!
Lëndimet e lehta ose dëmet
materiale mund të parandalohen
nëpërmjet një veprimi të caktuar.
Këshillë
Informacion për një përdorim më të
mirë të pajisjes dhe për eliminimin e
gabimeve të mundshme të
funksionimit.
Teksti me referencë figurash:
Figurat që shpjegojnë përdorimin e
pajisjes do t'i gjeni që në fillim të
udhëzimeve të përdorimit.
Simboli i aparatit fotografik shërben
për të bërë lidhjen e figurave në
faqet e figurave me pjesën
përkatëse të tekstit në udhëzimet e
përdorimit.
3. Përshkrimi i pajisjes
1 Pjesa e sipërme e timonit
2 Litari i ndezjes
3 Doreza
4 Pjesa e poshtme e timonit
5 Rrota e pasme
6 Rregullimi i lartësisë së prerjes
7 Mbushësi me benzinë për start të
ftohtë
8 Karkasa
9 Rrota e përparme
10 Priza e kandelave
11 Motori me djegie të brendshme
12 Kapaku i daljes
13 Shporta për mbledhjen e barit
14 Doreza e njësisë lëvizëse
15 Doreza për ndaljen e motorit
0478 111 9827 A - SQ
1
1

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 253 tMb 253Mb 248 t

Inhaltsverzeichnis