Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mirëmbajtja Dhe Riparimet - Viking MB 248 Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
– kur largoheni nga pajisja ose kur e lini
atë pa mbikëqyrje,
– përpara se ta rimbushni me karburant.
Mbusheni me karburant vetëm kur
motori me djegie të brendshme të jetë i
ftohtë.
Rrezik zjarri!
– përpara se të lironi bllokimet ose të
eliminoni pengesat në kanalin e daljes,
– përpara se ta ngrini dhe ta mbani
pajisjen,
– përpara se ta transportoni pajisjen,
– përpara se të kryeni punime në thikën
korrëse,
– përpara se të kontrolloni ose të pastroni
pajisjen ose përpara se tek ajo të
kryhen punë të tjera të veçanta (p.sh.
palosja e timonit),
– kur hasni me një objekt të huaj ose nëse
korrësja e barit dridhet shumë më tepër
sesa normalja. Në të gjitha këto raste
kontrollojeni pajisjen për dëmtime, në
veçanti njësinë prerëse (thika, boshti i
thikës, mbërthyesja e thikës) dhe kryeni
të gjitha riparimet e nevojshme përpara
se ta ndizni përsëri pajisjen dhe të filloni
të punoni me të.
Rrezik lëndimi!
Zakonisht dridhjet e forta janë një
shenjë treguese e një problemi.
Nuk lejohet që korrësja e barit të
vihet në punë, në veçanti kur
kollodoku është i dëmtuar ose i
deformuar ose me thikën korrëse të
dëmtuar ose të deformuar.
Nëse nuk keni njohuritë e duhura,
kryejini të gjitha riparimet e
nevojshme te një shitës i
specializuar – VIKING rekomandon
shitësin e specializuar të VIKING.
0478 111 9827 A - SQ
Fikni motorin me djegie të brendshme,
– kur e shtyni pajisjen drejt sipërfaqes me
bar që do të korret dhe kur largoheni
prej saj,
– përpara se ta kaloni pajisjen mbi një
sipërfaqe të pambuluar me bar,
– përpara se të hapni kapakun e daljes
ose përpara se të hiqni shportën për
mbledhjen e barit,
– kur për arsye transportimi, pajisja duhet
anuar,
– përpara se të bëni regjistrimin e
lartësisë së prerjes.
4.7 Mirëmbajtja dhe riparimet
Përpara fillimit të punëve të
pastrimit, të regjistrimit, të
riparimit dhe të punëve të
mirëmbajtjes vendoseni
pajisjen mbi dhé të fortë dhe të rrafshët,
fikni motorin me djegie të brendshme dhe
lëreni të ftohet, si dhe hiqni prizën e
kandelave.
Rrezik lëndimi nga thika korrëse!
Nga tërheqja e litarit të ndezjes,
vegla punuese do të bëjë një lëvizje
rrotulluese. Gjithmonë bëni kujdes
për distancën e mjaftueshme nga
thika korrëse, veçanërisht për duart
dhe këmbët, kur tërhiqni litarin e
ndezjes.
Lëreni pajisjen të ftohet, veçanërisht
përpara se të punoni në zonën e motorit
me djegie të brendshme, të tubit të
shkarkimit dhe të marmitës. Aty mund të
arrihen temperatura 80°C dhe më të larta.
Rrezik djegieje!
Kontakti direkt me vajin e motorit mund të
jetë i rrezikshëm; gjithashtu vaji i motorit
nuk duhet derdhur në tokë.
VIKING rekomandon që mbushjen me vaj
motori ose ndërrimin e vajit të motorit ta
bëni te shitësi i specializuar i VIKING.
Pastrimi:
Pas përdorimit për punë e gjithë pajisja
duhet pastruar me kujdes. (
Hiqni me një shkop mbetjet e barit të
ngecura poshtë. Pastrojeni pjesën e
poshtme të korrëses me një furçë dhe me
ujë.
Përpara vendosjes në pozicion pastrimi,
zbrazni rezervuarin e karburantit (p.sh.
duke e lënë në punë bosh).
Asnjëherë mos përdorni një pastrues me
presion të lartë dhe mos e lani pajisjen me
ujë të rrjedhshëm (p.sh. me një zorrë uji në
kopsht).
Mos përdorni materiale pastrimi gërryese.
Këto mund të dëmtojnë pjesët plastike dhe
metalike, gjë e cila mund të ndikojë në
përdorimin e sigurt të pajisjes suaj
VIKING.
Për të evituar rrezikun e zjarrit, zona e
vrimave të ftohjes, brinjët ftohëse dhe
zona e shkarkimit të gazeve duhet të
mbahet e lirë, p.sh. nga bari, kashta,
myshku, gjethet ose nga vajrat që
shfaqen.
Punët e mirëmbajtjes:
Lejohet që në pajisje të kryhen vetëm ato
punë mirëmbajtjeje që përshkruhen në
këto udhëzime përdorimi, dhe të gjitha
punët e tjera duhet të kryhen nga një
shitës i specializuar.
Nëse ju mungojnë mjetet ndihmëse dhe
njohuritë e nevojshme, drejtojuni
gjithmonë një shitësi të specializuar.
VIKING rekomandon që punët e
11.2)
317

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 253 tMb 253Mb 248 t

Inhaltsverzeichnis